Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SOCIOLINGUÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues që merret me vëzhgimin e tipave të variacionit gjuhësor në individë, grupe apo klasa shoqërore dhe që analizon elemente të ndryshme, si: planifikimi dhe politikat gjuhësore, marrëdhëniet mes gjuhës dhe identitetit social të folësve etj. Është detyrë e sociolinguistit të studiojë tipat e ndryshëm të përdorimit të gjuhës sipas grupeve shoqërore. Sociolinguisti do të vëzhgonte sociolektet më tipike në grupet shoqërore.
SOCIOLINGUÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Studiuese që merret me vëzhgimin e tipave të variacionit gjuhësor në individë, grupe apo klasa shoqërore dhe që analizon elemente të ndryshme, si: planifikimi dhe politikat gjuhësore, marrëdhëniet mes gjuhës dhe identitetit social të folësve etj. Ishte sociolinguistja më e re e grupit. Në studimin e saj sociolinguistet u ndalëm në vëzhgimin e zhargonit të të rinjve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë