Fjalori

Rezultate në përkufizime për “snajper”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PUSHKATAR

PUSHKATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shtie mirë me pushkë, mjeshtër për të qëlluar me pushkë. Shtëpi pushkatarësh.
2. usht. Luftëtar, zakonisht këmbësor, i armatosur me pushkë. Pushkatarëzgjedhur. Batalion (kompani) pushkatarësh. Grup pushkatarësh.
Sin.: dyfektar, dyfekmbajtës, qitës, sydrejtë, shenjëtar, snajper, nishanxhi, ushtar.

SHEJAK

SHEJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka shenjë kur gjuan me armë, shenjëtar; qitës. Shejak i zoti. Shejaku vrau dy rosa me një gjuajtje. Ishte shejaku më i mirë i skuadrës së tij.
Sin.: shenjëtar, gjuetar, qitës, nishanli, sytar, sydrejtë, snajper, vrastar, pushkatar.

SNAJPER

SNAJPÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qitës i aftështie me përpikërimadhe, zakonisht me një pushkë me dylbi. Snajper i mirë (i shkëlqyer). Stërvitja e snajperëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.