Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMIQËSÓR,~E mb. 1. Që bëhet nga një armik me qëllime të këqija e për të sjellë dëme, që shpreh synimet e armikut e u shërben atyre, prej armiku, që krijon mosmarrëveshje, tendosje ose konflikt me dikë; kund. miqësor. Punë (veprimtari) armiqësore. Veprim (akt) armiqësor. Politikë (propagandë) armiqësore. Qëndrim armiqësor. Qëllime armiqësore. Projekt armiqësor.
2. Që shpreh armiqësi, që është plot urrejtje e keqdashje; kund. miqësor. Pritje (sjellje) armiqësore. Shprehje (shfaqje) armiqësore. Vështrim armiqësor. Mjedis armiqësor. Gazetë armiqësore.
✱Sin.: i armiqësuar, i hasmuar, hasmëror, keqdashës, dashakeqës, dashaligës, urrejtës, urryes, i urryer, smirëzi, smirëkeq, smiror, smirak, resëtar, inatçi.
ARMIQËSÚAR (i, e) mb. Që ka hyrë në armiqësi me dikë, që i ka prishur marrëdhëniet me dikë, që është zënë me dikë. Fise (familje) të armiqësuara. Mbetën të armiqësuar. Njerëz të armiqësuar së koti.
✱Sin.: armiqësor, i hasmuar, i mëritur, i urryer, keqdashës, dashakeqës, dashaligës, urrejtës, smirëzi, smirëkeq, smiror, smirak, resëtar, inatçi, zemërak.
ZILIQÁR,~E mb. Që i ka zili të tjerët, që ndien zili për të tjerët; që shpreh zili; smirëzi, që e ka maçokun në bark. Njeri ziliqar. Vështrim ziliqar. Sy ziliqarë. Fqinjë ziliqarë. Krijues ziliqarë. Gjuhët e liga ziliqare. Hakmarrje ziliqare. - Mos u bëj ziliqar! Ngandonjëherë bëhem ziliqare. Fallxhorja sykeqe e ziliqare, nga zilia ia mblodhi gjithë të ligat e dheut dhe ia hodhi përsipër. (folk.).
✱Sin.: smirëzi, smirëkeq, smiror, smirak, zilar, resëkeq, resëtar, resëzi, lakmitar, hasetmadh, hasetçi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë