Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARÍ,~UI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë; çoban, blegtor. Bari lopësh (dhensh, dhish, derrash). Bariu i fshatit. Kërraba e bariut. Fyelli i bariut. Do takohem me bariun, / Bëj të flë, gjumi s’më zë. (folk.). Po pate dhen, gjen edhe bari. (fj. u.). Dhentë pa bari i ha ujku një nga një. (fj. u.). Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.). Gruaja pa gjilpërë e bariu pa kërrabë, nuk janë as grua, as bari. (fj. u.). Më mirë bari në shtëpi, se vali në Rumeli. (fj. u.). Bariu i mirë e ruan vetë vathën. (fj. u.).
2. fet. Prift i krishterë që shërben si udhëheqës i kujdesshëm shpirtëror i besimtarëve të vet. Bariu i besimtarëve. Bariu hyjnor. Fjala e bariut.
3. vet. sh. Krerët, të parët, prijësit e popullit të krishterë. Barinjtë e shpirtrave.
✱Sin.: çoban, blegtor, delmer, delmator, kullotës, ruajtës, skuter, fushamirë, gunëdhirë, qumështor.
♦ Bari (çoban) pa bagëti njeri i vetëm e i shkëputur nga njerëzit që drejton, pa ndjekës a pa pasues. Bari dhish keq. njeri i paditur e i pashkolluar. Blen *dhi pa gjetur barí (dikush) tall. Si *dhentë pa bari (pa çoban). Vë ujkun bari (dikush) iron. i ngarkoj një detyrë me përgjegjësi një njeriu të pandershëm e të pabesë në një lëmë ku ai patjetër do të dëmtojë; vë ujkun të ruajë delet (dhentë); i var ujkut mëlçinë në qafë.
RÍKSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjet lëvizës i lehtë me dy ose tri rrota, dikur i tërhequr nga një njeri, sot edhe nga një biçikletë a një skuter, i përdorur si mjet transporti për njerëz e mallra në Azinë Juglindore e në Kinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë