Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skutat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GËRMOJ

GËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Mih në një vend dhe heq dheun për të hapur një gropë ose për të nxjerrë diçkambuluar. Gërmoj thellë. Do të gërmosh një gropë. Gërmonthemele. Gërmon me kazmë. Fillovagërmoja tokën.
2. jokal. Kërkoj mirë diku për të gjetur diçka, kërkoj në të gjitha skutat, rrëmoj. Gërmoi nëpër xhepa. Gërmon nëpër shtëpi. Gërmonplehra.
3. fig., jokal. Bëj kërkimeshumta e të hollësishme për të gjeturdhëna për dikë a për diçka; i futem thellë një çështjeje për ta njohur sa më mirë a për të nxjerrë diçka që më intereson; hulumtoj, gjurmoj thellë. Gërmon nëpër arkiva (biblioteka). Gërmon nëpër libra. Gërmon një çështje. Gërmojmëbiografitë e tyre. - Mos e gërmokëtë punë!
4. fig., kal. Pyes shumë e me hollësi dikë për të mësuar a për të zbuluar prej tij diçka që më duhet. Gërmoje, se di shumë gjëra!
5. fig., jokal. Përpiqem shumërikujtoj diçkashkuar a të harruar, vras mendjen për të rikujtuar diçka. Gërmojkujtesë (në mendje).
6. fig., kal. Bëj që të kërruset e të dobësohet. E gërmoi pleqëria.
Sin.: mih, gërmih, rrëmoj, gropoj, rrëmih, hap, shkrifëroj, hulumtoj, kërrus, shtyj, ndërsej.

SKUTATEM

SKUTÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. Fshihem, strukem. Skutateshin nga frika, nuk guxoninngrinin zërin. Mos u skutat. U skutatën nga toni i tij i ashpër.
2. pës. e SKUTÁT. Fajtorët e vegjël ishin skutatur në një cep të largëtshtëpisë.

SKUTË

SKÚT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e futurskaj të një vendi ose të një sendimbyllur nga disa anë; vend i mënjanuar, i fshehur ose që nuk rrihet nga njerëzit. Skutë e errët. Skutat e shtëpisë. Rri në një skutë.
2. Cep i futur, vend i mënjanuar dhe i fshehtë; kënd, qoshe. Gërmoi në të gjitha skutat. E kërkoi skutëskutë. Flisnin qosheve e skutave flisnin prapa shpine.
3. fig. Ana e panjohur, e thellë ose e fshehtë e diçkaje. skutat më të thellazemrës (të shpirtit). Në skutat më të errëtandërgjegjes.
Sin.: zgëq, rrëzë, vrimë, qoshe, skaj, skutëliq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.