Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skurrjel”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VRUSHKULL

VRÚSHKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT [VRÚSHKULL,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Fshikull, vishkull, dru i njomë, i hollë e i gjatë, njëvjeçar. Ishte një pyll i ri me vrushkuj. Vrushkujt e pyllit. Vrushkull i njomë. I ra me vrushkull.
2. Curril i hollë (uji, gjaku etj.). Vrushkujt e ujit (qumështit). Vrushkujt e parë të kulloshtrës. Vrushkull gjaku. Vrushkull lotësh.
3. fig. Djalë me trupbukur, të hollë e të drejtë. Ky vrushkull nuk është mësuar me punë. Është ende i njomë ai vrushkull.
Sin.: fshikull, thupër, shufër; curril, rrëke, çurgë, gulfë, pizgë, rigë, skurrjel, xhuvamë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.