Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËQÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Pjesa e përparme në fund të një veshjeje të sipërme, sqepi i palltos a i një rrobe tjetër të sipërme. Pëqinjtë e palltos (e xhaketës). Përveshi (ngriti) pëqinjtë.
2. Prehër. E mbante në pëqi. Iu hodh s’ëmës në pëqi. Ia mori (ia vuri) kokën në pëqi. Në bark mbajttë e në pëqi mos pastë! (mallk.) mos i rrofshin fëmijët!
3. fig. Vend i futur diku, ku mund të ruhet e të mbrohet diçka, gji. Në pëqi të malit (të kodrës).
✱Sin.: skundill, prehër, gji, sqep, cep, kind.
♦ Gris *gjirin e arnon pëqirin (dikush). I puth pëqirin (dikujt) keq. tregohet i përulur përpara dikujt, i bën lajka një eprori etj.; i lëpihet; i puth dorën; i bie në gjunjë.
SKUNDÍ/LL,~I m. sh. ~J, ~JTË bised. 1. Buzë ose cep në fund të rrobës. Po i shkurtonte skundillin fustanit. Fëmija e kapi nga skundilli dhe e uli përsëri në divan.
2. Cep a copë toke. E kishte rrethuar një skundill ta mbillte me perime. Skundilli pranë liqenit ishte i mbushur me pemë.
✱Sin.: kind, pëqirë.
SQÉP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Zgjatim i gojës së shpendëve në trajtën e dy pjesëve të brirta, që vijnë zakonisht duke u ngushtuar në majë; qep. Ishte një specie e veçantë zogjsh me sqep të kthyer. Skifteri i kapi zogjtë me sqepin e tij të mprehtë. Fëmija duke luajtur i kapte nga sqepi zogjtë e vegjël të pulës. Shqiponja e çukiti me sqepin e fortë prenë dhe më pas e kapi me kthetra.
2. Cep, skaj. Në sqep të arës. Mos rri në sqep se do të biesh! Kontrolloi çdo sqep të shtëpisë.
3. Pjesë e skajit me majë a si trekëndësh e një rrobe, e një mbulese etj.; kind, skundill. Sqepat e shamisë ishin të qëndisur me fije argjendi. Sqepat e jorganit binin mbi dysheme.
4. Pjesë e dalë, e zgjatur e me majë e një vegle, e një pajisjeje. E goditi dërrasën me sqepin e çekanit. E goditën murin me sqepin e vinçit.
5. fig. tall. Goja e njeriut. Mbylle sqepin! S'e hap sqepin.
♦ E hapi sqepin (dikush) mospërf. mori guximin të kundërshtojë a të kërkojë diçka; nisi të ankohet; e hapi gojën; kund e mbylli sqepin. E ka sqepin *të gjatë (dikush) iron. E mbylli sqepin (dikush) mospërf. nuk flet më, s’ka guxim të flasë; s’ka ç’të thotë; e mbylli gojën; ra squkë tall.; kund. e hapi sqepin. E ngriti sqepin (dikush) kërkon më shumë nga sa i takon, ka pretendime; iu hap syri (dikujt).
✱Sin.: çok, cimb, çep, pëqi, lëfyt, majë, kamare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë