Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skraparas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SKRAPARAS

SKRAPÁRAS,~E mb.lidhet me Skraparin ose me skraparasit, që është karakteristik për Skraparin ose për skraparasit, i Skraparit ose i skraparasve, që është krijuar nga skraparasit. Këngëtarët skraparas. Dollia skraparase. Këngë (valle) skraparase. Nuse skraparase.

SKRAPARLI

SKRAPARLÍ,~E mb., bised. Skraparas. Takova një mik skraparli. Burrat skraparlinj merren shumë edhe me vreshtari. Kam një shoqe skraparlie.

SKRAPARLI

SKRAPARLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Skraparas. Skraparlinjtë janënjohur për mikpritjen e tyrengrohtë dhe për dollinë. Skraparlinjtë i shoqërojnë këngët dhe vallet me iso.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.