Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FUNDËRRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. nj. Llumi i një lëngu në fundin e një ene. Fundërrina e vajit. Fundërrinë rakie.
2. Gjë pa vlerë që flaket poshtë, mbeturinë e pavlefshme. Hedhim fundërrinat.
3. fig., keq. Llumi i njerëzve; njeri krejt i pavlerë dhe i dëmshëm. Fundërrinat e shoqërisë.
✱Sin.: fundërri, fundërresë, llum, mbeturinë, bishturinë, hulinë, skorie, rrëzall, zgaq, dra, draskë, zgjyrë, llurbëtirë, lëngjerë, gërdhajë, gërdhomë, pleh, lëngjerë, llomështi, bigorr, shushull, bisht.
ZGJÝR/Ë,~A f. 1. Mbeturinë e ngurtë, që del gjatë shkrirjes së metaleve a kur punohen metalet e nxehura, bramcë. Zgjyra e metalit. Zgjyra e furrës. Zgjyrë kazani. I heqin zgjyrën. Zbrazin zgjyrën. Pastrimi i kodrës me zgjyrë. E pastër nga çdo zgjyrë. Gjurmët e zgjyrës së metaleve. Rërë zgjyre. Lesh zgjyre.
2. Mbeturinë që formohet nga djegia jo e plotë e qymyrit a e diçkaje tjetër; blozë. Zgjyra e qymyrit. Zgjyra e farkës. Çibuku është mbushur me zgjyrë. I zi si zgjyrë.
3. Papastërti që krijohet në rroba, sidomos në jakë, nga të palarët, zhul. Zgjyra e jakës. Kapele tërë zgjyrë. I kishte këmbët zgjyrë. Ishte bërë zgjyrë. Ishte tërë miell e zgjyrë djerse.
4. fig. Pjesa më e pavlefshme a më e keqe e diçkaje, mbeturinë, fundërrinë; ajo që e mbulon e s'e lë të dalë në dritë diçka të mirë e të vlefshme, ndryshk, myk. Zgjyrë morale. Zgjyrë e pashlyeshme. Zgjyra e shoqërisë. Zgjyra mesjetare. I ka mbuluar zgjyra e korrupsionit. E ka zënë zgjyra e mendjemadhësisë. - Jeni zgjyrë e gjallë. Ka shumë zgjyrë mes tyre. Këtë zgjyrë tashmë e kemi hequr nga faqja e vendit tonë. - Hiqe atë zgjyrë që ke në shpirt, atë zgjyrë që s'të lë t'i shohësh njerëzit në sy!
✱Sin.: bramcë, bram, skorie, dra, mbeturinë, fundërrinë, blozë, zhul, lerë, zdralë, ndryshk, myk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë