Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skorec”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUG

LU/G,~ GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer dhe e bërë si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë; mjet i tillëpërdoret për të mbajtur a për të përpunuar diçka. Lug i gurtë (i drunjtë). Lug guri (druri). Lugu i bagëtive (i derrave, i pulave). Lug rrushi.
2. Ulluk prej druri, prej teneqeje etj. nëpërcilin rrjedhin ujërat. Lug druri (dërrase, llamarine). Lugu i kroit (i çezmës). Lugu i mullirit (i dërstilës). Lugu i ujit. Lug për të ujitur arat.
3. E thelluar për së gjati në një dru ose në një gur; hapësirë a vrimë e madhe për së gjati një sendi, nëpërcilën kalon diçka. Lugu i oxhakut. I bëri një lug.
4. Pjesa e thelluar për së gjati qafës ose boshtitkurrizit te njeriu; e thelluar a gropë në një pjesëtrupit. Lugu i qafës (i shpinës, i kurrizit). Lugu i gjoksit. Lugu i dorës (i këmbës). Lugu i zemrës gropa e vogëlështë ndërmjet barkut dhe kraharorit.
5. Luginë e vogël, nëpërcilën zakonisht kalon një rrjedhë uji, lugore; luginë. Lugjet e Verdha (top.). Kulloste bagëtitë nëpër lugje.
6. Pjesë e ulët në një livadh, në një arë etj., që duket si hulli; shtegborëështë rrahur ngaecurit. Lugu i arës (i livadhit). Lugu i borës.
Sin.: ujore, koritë, therkë, shtonë, trung, ulluk, skorec, luginë, lugore, shtrat, zdërlug, dhes, shteg.
E futi për lug të mullirit (dikë) shih e vuri me shpatulla pas murit (dikë). S’i mban lugu ujë (dikujt) ështëgjendjekeqe ekonomike; nuk i ka punëtvijë, nuk di nga t’ia mbajë; iu lag (iu qull) eshka. I ka rrjedhur lugu (dikujt) ka pasurimadhe, ka të ardhuramira e bollëk; i ka vajtur çdo gjë mbarë; i ka rrjedhur lumi.vjen uji në lug shkon gjithçka mbarë, më ecin punët si dua vetë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.