Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QËRÚAR (i, e)IV mb. I tredhur, i skopitur. Dem i qëruar.
♦ E do vezën të qëruar (dikush) e do gjithçka gati, nuk mundohet vetë, kërkon t’ia bëjnë gati të tjerët për ta përdorur lehtë; nuk bën vetë asnjë përpjekje, e do përshesh në tas. E ka hesapin të qëruar (dikush) i bën llogaritë mirë; i bën gjërat pesë e pesë. E ka zemrën të qëruar (dikush) nuk ka prapamendime, është i çiltër; nuk mendon keq për askënd; është zemërmirë; e ka zemrën të kulluar; e ka zemrën të pastër. Me *shpirt (me zemër) të qëruar.
TRÉDHUR (i, e) mb. 1. Që i janë hequr, i janë rrëgjuar a i janë mpirë organet mashkullore, që është tredhur; që është bërë shterp (për meshkujt e kafshëve dhe për burrat). Cjap (dem) i tredhur. Kafshët e tredhura. Burrë i tredhur eunuk.
2. fig., keq. I pazot, i humbur, i paaftë.
✱Sin.: i çjerrë, lakoç, i rrahur, skopec, i skopitur, i pazot, i humbur, i paaftë.
♦ Me *mendje të tredhur keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë