Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISKOLASTÍK/Ë,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Doktrinë ose qëndrim kritik kundër skolastikës në filozofinë dhe në teologjinë e Mesjetës evropiane; qasje kritike kundër metodës së të mësuarit dhe përmbajtjes mësimore dogmatike, filozofike dhe teologjike, duke lënë anash vëzhgimin e drejtpërdrejtë të realitetit, kundërskolastikë; kund. skolastikë. Rrymat e antiskolastikës. Metoda antiskolastike. Trajtim kritik i antiskolastikës.
2. Qëndrim kritik në shkencën moderne kundër dogmatizmit ose kundër mungesës së shprehjes së lirë të mendimit në fusha të ndryshme shkencore dhe filozofike. Antiskolastika si mendim kritik.
SKOLASTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me filozofinë e skolastikës, i skolastikës. Filozofët skolastikë u mbështetën në mendimin racional. Teoritë idealiste skolastike u përpoqën të ndërthurnin idetë e filozofisë antike me doktrinën e krishterë.
2. fig. Që është i shkëputur nga jeta e gjallë; që kapet pas formës së jashtme, në dëm të thelbit të gjërave dhe që mbështetet në arsyetime të thata e të pafrytshme, pa marrë parasysh të dhënat e përvojës e të praktikës. Arsyetimet skolastike nuk ishin më të mjaftueshme. Trajtimi skolastik i problematikave nuk ishte aq bindës. Paraqitja skolastike e mendimit të tij nuk ishte e mjaftueshme.
3. fig. Që u jep rëndësi të tepruar gjërave të vogla e të dorës së dytë, që arsyeton në mënyrë abstrakte e të pafrytshme, pedant. Mësuesi kishte metoda skolastike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë