Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISKOLASTÍK,~E mb. Që është kundër skolastikëve dhe kundër skolastikës; që lufton skolastikën, kundërskolastik; kund. skolastik. Program antiskolastik. Metoda antiskolastike. Mësimdhënie antiskolastike. Filozofia e tij antiskolasike. Qëndrime antiskolasike.
ANTISKOLASTÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër skolastikëve dhe kundër skolastikës; ai që lufton skolastikën, kundërskolastik; kund. skolastik. Antiskolastik i vendosur.
NOMINALÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz. Botëkuptim skolastik, sipas të cilit nocionet e përgjithshme (universalia) janë vetëm fjalë, emra, që shërbejnë si shenja të sendeve dhe të cilësisë së tyre dhe, përveç kuptimit të tillë abstrakt, nuk kanë asnjë kuptim tjetër real, as që tregojnë diçka reale.
2. ek. Botëkuptim, sipas të cilit vlera e parasë nuk varet nga vlera e metaleve fisnike (të çmueshme), por atë e përcakton shteti, kurse njësia monetare është vetëm njësi llogaritëse, pa vlerë absolute.
SKOLASTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me filozofinë e skolastikës, i skolastikës. Filozofët skolastikë u mbështetën në mendimin racional. Teoritë idealiste skolastike u përpoqën të ndërthurnin idetë e filozofisë antike me doktrinën e krishterë.
2. fig. Që është i shkëputur nga jeta e gjallë; që kapet pas formës së jashtme, në dëm të thelbit të gjërave dhe që mbështetet në arsyetime të thata e të pafrytshme, pa marrë parasysh të dhënat e përvojës e të praktikës. Arsyetimet skolastike nuk ishin më të mjaftueshme. Trajtimi skolastik i problematikave nuk ishte aq bindës. Paraqitja skolastike e mendimit të tij nuk ishte e mjaftueshme.
3. fig. Që u jep rëndësi të tepruar gjërave të vogla e të dorës së dytë, që arsyeton në mënyrë abstrakte e të pafrytshme, pedant. Mësuesi kishte metoda skolastike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë