Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SKLLAVËRÍ,~A f. 1. Gjendje dhe pozitë e personave ndaj të cilëve mund të ushtrohet pushteti absolut nga tjetri; të qenët skllav. Përfundoi në skllavëri. Shpëtuan nga skllavëria.
2. fig. Mungesa e çdo lirie dhe e çdo të drejte, varësia e plotë nga dikush, robëri. Skllavëri ekonomike (politike, shpirtërore). Rronin në skllavëri. I mbanin në skllavëri.
3. hist. Rendi shoqëror që mbështetej në pronën e skllevërve, skllavopronari. Periudha e skllavërisë. Përmbysja e skllavërisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë