Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skllavopronare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

OLIGARKI

OLIGARKÍ,~A f. 1. hist. Formë qeverisjeje nga një rreth shumë i ngushtë skllavopronarësh e aristokratësh të pasur, të cilët shtypnin e shfrytëzonin pa mëshirë robërit e shtresat e varfra; përmb. grupi i vogël sundueskëtë formë qeverisjeje. Oligarkia skllavopronare (aristokratike). Lufta kundër oligarkisë.

2. Sundimi i pronarëvekapitalit financiar e të monopolevejetën politike dhe ekonomike; përmb. pronarët e monopolevemëdha të një vendi kapitalist. Oligarkia financiare.

3. Shtet i cili është nën kontrollin e një oligarkie. Ky vend është oligarki.

SHOQËRI

SHOQËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e njerëzvejetojnëTokë, të vështruarlidhjet e marrëdhënietkanë ndërmjet tyreprocesin e prodhimit; tërësia e njerëzvejetojnëbashku në një vend dhejanëlidhur me marrëdhëniecaktuaraprodhim. Shoqëria njerëzore. Shoqëria e re (e vjetër). Shoqëria shqiptare. Shoqëria jonë. Shoqëri me (pa) klasa. Historia e shoqërisë. Ligjet e zhvillimitshoqërisë. Ndarja e shoqërisëklasa.
2. Rendi ekonomik në një periudhëcaktuarzhvillimit historiknjerëzimit dhe superstruktura që i përket këtij rendi. Shoqëria skllavopronare. Shoqëria feudale. Shoqëria kapitaliste.
3. Marrëdhënie ose lidhjeafërta e miqësorekanë ndërmjet tyre dy a më shumë njerëz, të qenët shokë; njerëzitkanë marrëdhënietilla ndërmjet tyre; njerëzit me të cilët shoqërohemi, grup njerëzish që e kalojnë kohënbashku. Shoqëri ë vërtetë (e sinqertë). Shoqëri e sëmurë (e keqe). Ndikimi i shoqërisë. Kanë shumë shoqëri. Është larguar nga shoqëria. Lë kokën për shoqërinë. Ai është shpirti i shoqërisë. Mos u ndaj nga shoqëria!
4. Grup njerëzishbashkuar për të zhvilluar një veprimtaripërbashkët ose për qëllimet e interesat e tyrepërbashkëta, me detyra e të drejtapërcaktuara në një rregullore a statut; shoqatë, organizatë. Shoqëri sportive (artistike, kulturore, shkencore). Shoqëritë e punëtorëve (e zanatçinjve). Shoqëria «Puna». «Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip».
5. Rreth i ngushtë njerëzish që u përkasin klasaveprivilegjuara (në vendet me klasaprivilegjuara). Shoqëria e lartë (e zgjedhur). Shoqëria zyrtare. Shoqëri fisnikësh.
6. Bashkimi i dy a më shumë kapitalistëve, të cilët krijojnë një kapitalpërbashkët me qëllim që të rritin fitimet e tyre. Shoqëri tregtare. Shoqëri aksionare. Shoqëri shumëkombëshe. Shoqëritë e huaja. Shoqëri anonime. Shoqëri e lundrimit detar (ajror).

SKLLAVE

SKLLÁV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Ajo që nuk ka asnjë mjet prodhimi dhe asnjëdrejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mundbënte ç'të donte me jetën e saj (në shoqërinë skllavopronare). Skllavet e pallatit mbretëror keqtrajtoheshin shumë. Nuk shpëtoi nga ndëshkimi asnjëra nga skllavet.
2. fig. keq. Ajo që ka humbur lirinë dhe ka rënëvarësiplotë politike, ekonomike etj. të një tjetri; ajo që u nënshtrohet verbërisht dëshirave dhe vullnetitdikujt, robinë. Kishte personalitet prej skllaveje.
3. fig. Ajo që nuk shkëputet dot nga një zakon, nga një mënyrë veprimi, nga ndonjë ves a dëshirë e zjarrtë. Ka mbetur skllave e ndjenjave të saj.
Sin.: robinë, robëreshë.

SKLLAVOPRONAR

SKLLAVOPRONÁR,~E mb. Që ka të bëjë me skllavopronarinë; që mbështetetshfrytëzimin e punësskllevërve. Rendi skllavopronar nuk po funksiononte më. Shoqëria e lashtë skllavopronare po shkonte drejt shthurjes.

SKLLAVOPRONARE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.