Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËNSHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur nënshtroj ose kur nënshtrohem; kund. mosnënshtrim. Nënshtrimi i natyrës. Nënshtrimi i një vendi. S’dinë ç’është nënshtrimi. Nënshtrimet e njerëzve.
✱Sin.: skllavërim, mposhtje, sundim, shtypje, robërim, ndrydhje, thyerje, përgjunjje, ulje, dorëzim, gjunjëzim, zotërim, shtrim, bindje, përulje, përshkardhje, pranim, temena.
PUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pushtoj ose kur pushtohem. Pushtim ushtarak (me luftë, pa luftë). Pushtimi i majës së malit.
2. Gjendja pasi pushtoj a pasi pushtohem. E mban ende nën pushtim.
3. Koha gjatë së cilës një vend qëndron i pushtuar nga dikush; koha e sundimit të pushtuesit. Gjatë pushtimit romak. Pas pushtimit osman.
✱Sin.: zaptim, gllabërim, robërim, skllavërim, okupim, okupacion, marrje, shkelje, përqafim, përfshirje, rrokje, kapje, përhapje, pllakosje, ndërhyrje, nënshtrim, arritje, ngjitje, zotërim, shtrëngim.
ROBËRÍM,~I m. Veprimi për të vënë në robëri dikë ose diçka dhe gjendja e të qenit rob; nënshtrim. Robërim ekonomik (politik, kulturor). Robërimi nga pushtimi i huaj. Robërimi i popujve (i vendeve). Robërimi i mendjes (i zemrës). Luftoj kundër robërimit.
✱Sin.: skllavërim, pushtim, nënshtrim, përshkardhje, magjepsje.
VASALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vasalizoj dikë a vasalizohem. Vasalizimi i vendit. Nuk dinë ç’është vasalizimi.
2. Gjendja kur vasalizoj dikë a vasalizohem; privoj lirinë dhe pavarësinë e dikujt.
✱Sin.: nënshtrim, skllavërim, robërim, gjunjëzim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë