Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTNÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Bishtnim, shmangie nga dikush a nga diçka. Bishtni nga puna (nga detyra).
2. Dredhi, dinakëri, hile. E shkon jetën me bishtni. E fituan ndeshjen me bishtni. Burri që bën bishtni në muhabet, s’është burrë! (fj. u.).
3. Të ikurit tinëz, largim fshehurazi i të tjerëve. Bëj bishtni iki, dredhoj, largohem tinëz.
4. Shfajësim me arsye të paqena; shkarki, justifikim.
✱Sin.: bishtnim, dredhi, dhelpëri, djallëzi, dinakëri, hile, skili, rreng, zhibël, mëkrejsë, sherri, mardha, marifet.
DINAKËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët dinak; veprim që bëhet për të mashtruar të tjerët, për t’ua hedhur pa e kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku; dredhi, dhelpëri. Vepron (punon) me dinakëri. E mori me dinakëri. Dinakëria është tempull i zymtë i mungesës së talemtit. (fj. u.).
✱Sin.: dhelpëri, djallëzi, dreqësi, skili, sherri, dredhi, rreng, marifet, kopili, hile, ustallëk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë