Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skile”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISHTGJATË

BISHTGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. euf. Dhelpër. Bishtgjata ndaloi hapin si papritur. (folk.).
2. Laraskë, grizhël. Bishtgjata e bën folenë nëpër plepa.
Sin.: dhelpër, skile, këmbëkuqe.

DHELPËR

DHÉLP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. zool. (lat. Vulpes vulpes) Kafshë grabitqare e shkathët e dinake, me trup zakonisht pak më të vogël se të ujkut, me turimprehtë dhe me bishtgjatë e të dendur. Dhelpra dinake. Dhelpra bishtgjatë. Strofulli e dhelprës. Këlyshët e dhelprës. Bishti i dhelprës. Gëzof dhelpre. Kurth metalik për dhelpra.
2. fig. Njeri shumë dinak. Dhelpër plakë. Dhelpër e vjetër. Ështëdhelpër se dhelpra.
(U zunë) për *bishtin e dhelprës. S’ia ha dhelpra *pulat (dikujt). (E kërkoi) si dhelprapazar (dikush) e kërkoi vetëkeqen, shkoi drejt një rreziku vetë; shkoi (vajti) si cjapi te kasapi; e kërkoi si breshka gozhdën; shkoi (vajti) si breshka te nallbani. Dhelpër plakë (e vjetër) njeri shumë dinak, i regjurhile e në dredhi, dredharak; skile e vjetër. Ia heq *lëkurën e dhelprës (dikujt) përçm. Ka dhelprënbark (dikush) është shumë dinak, është i djallëzuar e hileqar; ka shejtaninbark. S’ka *pula e hahet me dhelprat (dikush). Kërkon *bira dhelprash (dikush) tall. E lagu s’e lagu *bishtin (dhelpra). Kur të shohësh dhelpërbardhë shih kur të qethen dhentë e kuqe. E zë (e kap) dhelprën (lepurin) me *qerre (dikush). (U zunë) për *bishtin e dhelprës.

DINAK

DINÁK,~E mb. 1.vepron a që silletmënyrë dhelparake, që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak, sikur ka dhelprënbark. Dinaku hyn në pus e del pa u lagur. (fj. u.). Dinaku të çondyzet çezma e nuk të jep një pikë ujë. (fj. u.).
2.është karakteristik për një njeri dhelparak; që bëhet me dredhi, që shpreh dredhi a dhelpëri. Veprim dinak. Me sy dinakë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Dinakun nuk e vë dot udhëudhë. (fj. u.).
Sin.: dhelpër, dhelparak, dhelpëror, dredharak, dredhues, i djallëzuar, rrengshor, ojnak, dhjakonar, finok, skile, hileqar, i rafinuar, marifetçi, qerrata.

SKILE

SKÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. Dhelpër. Lëkurë skileje. Këlyshët e skiles. Strofka e skileve.
2. fig. Njeri dinak, dhelpër. Mos u merr me skilevjetra.
Skile e vjetër shih dhelpër plakë (e vjetër).

VJETËR

VJÉTËR (i, e) mb. 1. Që ka jetuar shumë vjet, që ështëmoshën e pleqërisë; i moshuar, plak; kund. i ri. Burrë i vjetër. Grua e vjetër. Në moshëvjetër. Brezi i vjetër. Kalë (ka) i vjetër. U i vjetër.
2. Që ka mbirë ose që është krijuar para shumë kohësh, që ka moshëmadhe; kund. i ri. Dru i vjetër. Degët e vjetra. Pyll i vjetër.
3. është ngritur, është prodhuar ose është krijuar a ndërtuar shumë kohëparë; që është shfaqur a ka dalë prej kohësh; që ishte a që njihej edheparë; kund. i ri. Shtëpi (ndërtesë, rrugë, urë, kala) e vjetër. Bibliotekë (shkollë) e vjetër. Teatri i vjetër. Pazari i vjetër. Lagjet e vjetra. Kostum i vjetër. Pushkë e vjetër. Prodhimevjetra. Racë e vjetër lopësh. Libër (film) i vjetër. Fjalë e vjetër. Të dhënavjetra. Familje e vjetër. Fis i vjetër. Sëmundje e vjetër. Zakonet (doket) e vjetra. Teknikë e vjetër. Gjëravjetra gjëranjohura.
4. është përdorur gjatë ose nuk është ruajtur me kujdes dhe nuk ështëgjendjemirë, i vjetruar (zakonisht për veshmbathjet dhe për orenditë e pajisjet e ndryshme). Me këpucë (me rroba) të vjetra. Kusi (tenxhere) e vjetër. Mobilievjetra. Qilim i vjetër. Biçikletë e vjetër. Është fare i vjetër. Duket si i vjetër.
5. është bërë a është përgatitur para shumë kohësh; që është ruajtur prej shumë kohësh; që është pjekur shumë kohëparë, që është i të korrave të vititkaluar; kund. i ri. Djathë i vjetër. Verë e vjetër. Vaj i vjetër. Gruri i vjetër. Patate (fasule) të vjetra.
6.është zëvendësuarvonë nga një tjetër; që ka qenë para një tjetri, që përsëritet nga një tjetër; i mëparshëm; kund. i ri. Gjethet e vjetra. Lëkura e vjetër. Dëbora e vjetër. Monedha e vjetër. Lekëvjetër. Botimi i vjetër. Drejtori (mësuesi, komandanti) i vjetër. Adresa e vjetër. Hëna e vjetër hëna që ka filluarhahet, kur nis e ia zë dritën Toka. Viti i vjetër viti i mëparshëm.
7. Që e ka filluar punën ose veprimtarinë në një fushë shumë kohëparë, që ka kohëmerret me një punë; që ka hyrë prej kohësh në një organizatë, në një shërbim etj.; që ka përvojëgjatëpunë, i regjur; kund. i ri. Nëpunës (llogaritar, gazetar, mjek, oficer, mësues) i vjetër. Luftëtar i vjetër. Është i vjetërpunë (në detyrë, në mjeshtëri...).
8. Që i përket një periudhe shumëlashtë, që lidhet me njerëzitkanë qenë shumë kohëparë dhe me veprimtarinë e krijimtarinë e tyre; i lashtë; kund. i ri. Koha e vjetër periudhë historike para kohësmesmeshkon deri te shekulli i 5-të i erës së re. Historia e kohësvjetër. Kultura e vjetër. Letërsia e vjetër shqiptare. Kalendari i vjetër kalendari që zbatohej përpara shek. XVI e që ndryshonte nga ai që përdorim sot.
9.përfaqëson etapën me të hershmezhvillimin e klasave a të shtresave shoqërore ose në zhvillimin e një dukurie shoqërore, të një drejtimi a rryme, të një doktrine a teorie etj.; kund. i ri. Borgjezia e vjetër. Kolonialistët e vjetër. Doktrinë e vjetër.
10.lidhet me periudhën përpara Çlirimit të Shqipërisë, që lidhet me të kaluarën; kund. i ri.
11. Që e njohim prej shumë kohësh, që kemi lidhje e marrëdhënie prej një kohegjatë me të; që ka të bëjë me lidhje e me marrëdhënietilla. Shokë (miq) të vjetër. Miqësi e vjetër.
Sin.: i moshuar, i thyer, i shkuar, i kaluar, moshëthyer, i madh, i plakur, plak, plakush, plakë, i moçëm, i hershëm, i qëmoçëm, i motuar, vjetarak.
*Arnë e re në rrobëvjetër. *Asht i vjetër. *Avaz i vjetër. *Bletë e vjetër. *Bukë e vjetër. *Cung i vjetër. *Dhelpër e vjetër (plakë). Hap *defterët e vjetër (dikush), edhe keq. *Këngë e vjetër. *Skile e vjetër. *Ujk i vjetër (plak).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.