Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RAVIJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shënim rreth e rrotull me vijë, përvijim. Ravijëzimi i truallit. Ravijëzimi i tipareve. Ravijëzimi i figurave.
2. Vijat që kufizojnë një send dhe që japin përfytyrimin për trajtën e tij, ajo që është ravijëzuar. Ravijëzim i përgjithshëm (skematik).
SKEMATÍK,~E mb. 1. Që paraqitet në trajtën e një skeme, që jep vetëm tiparet a vijat themelore të diçkaje. Vizatim skematik. Paraqitje skematike (në një hartë etj.).
2. fig. I paraqitur në një trajtë tepër të thjeshtësuar, që jep vetëm disa vija të përgjithshme pa tiparet thelbësore, pa veçoritë e hollësitë e nevojshme. Përshkrim skematik. Paraqitje skematike e realitetit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë