Fjalori

Rezultate në përkufizime për “skanuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJEODET

GJEODÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gjeodezist. Gjeodeti përdor dronë për të skanuar terrenin.

MIKROFISHË

MIKROFÍSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT teknol. Fishë audiovizuale e nivelit mikro. Mikrofishë njëngjyrëshe me polaritet negativ. Mikrofishë e planifikuar për t’u skanuar në të ardhmen.

PORSASKANUAR

PORSASKANÚAR (i, e) mb. porsa është skanuar; që është skanuar pak kohëparë. Dokument i porsaskanuar.
Sin.: i posaskanuar, i saposkanuar.

SKANUAR

SKANÚAR (i, e) mb. është skanuar. Diagram i skanuar. Fotografitë e skanuara iu shtuan arkivit të muzeut.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.