Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABRÁSH,~E mb., bised. 1. Që ka flokë, vetulla e qerpikë të verdhë më të bardhë ose që ka preka në fytyrë (për njerëzit). Njeri abrash.
2. Që ka njolla të bardha ose qime të zbardhëta në trup e në turi (për kuajt); i larmë, laraman. Kalë abrash.
3. Që ka pika në sipërfaqe. Vezë abrashe.
4. fig. Që është pak i prapë, i vrazhdë e i pashkueshëm; që sjell prapësi, këmbëters. Djalë abrash. Mushkë abrashe.
✱Sin.: bardhan, bardhok, bardhokan, bardhosh, i bardhëllemë, i larmë, laraman, pikëlan, pikalor, sharan, i prapë, i vrazhdë, i ashpër, këmbëters, jo i shkueshëm.
ABRÁSH/E,~JAI f. kryes. sh. ~E, ~ET bised. 1. Ajo që ka preka a pika në fytyrë. Ka gjetur abrashi abrashen.
2. zool. Kafshë me pika të bardha a të zbardhëta në trup.
3. fig. Ajo që është pak e prapë, e vrazhdë dhe e pashkueshme; ajo që sjell prapësi, këmbëterse.
✱Sin.: pikaloshe, pikëloshe, pikëlane, pikëlajkë, qukaloshe.
AFRIKATIZÍM,~I m., gjuh. Dukuria e ndryshimeve ose e shndërrimeve tingullore (humbje, shfaqje, shkurtim i tingujve brenda një fjale), që ndodh në shumë gjuhë; ndryshimi që sjell shfaqjen e një tingulli në vend të një tingulli tjetër që pritet logjikisht të shfaqet aty. Afrikatizimi i mbylltoreve qiellzore.
AFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E çoj afër dikujt ose diçkaje; i sjell më afër ose më pranë njëri-tjetrit; kund. largoj. Afroj dollapët (tryezat, karriget). Afroi librat në tryezë. Afruan shtretërit te muri. Afroj këmbët (duart). Ma afroi kokën (shpinën). Afroj kompjuterin.
2. kal. Shkurtoj kohën, sjell më pranë një ndodhi, një ngjarje a një festë; e sjell një punë pothuajse në mbarim, e shpie kah përfundimit; kund. largoj. Afroi ditën e shkuarjes. Afroj ditën e martesës. Ia afroi shlyerjen e borxhit. Afroj ditën e përurimit të autostradës. Afroj hapjen e punimeve të konferencës.
3. fig., kal. Miqësoj, shoqëroj ose lidh mes vete dy a më shumë veta; i bëj të ngushtë ose të afërt.
4. fig., kal. Zvogëloj ndryshimet ose dallimet mes dy a më shumë gjërave. Afrojmë teorinë me praktikën. Afrojmë kushtet e jetesës së tyre. Asfalti afroi fshatin me qytetin.
5. fig., kal. Bëj për vete dikë; tërheq dikë për t’u shoqëruar a miqësuar, miqësoj; e bëj dikë timin, e bëj dikë më të afërt për një qëllim të caktuar, e fut në rrethin e ngushtë; kund. largoj. Afroj me fjalë e me sjellje të mirë. Puna i afroi më shumë. E afroi me lajka. E afroi në shoqëri të keqe.
6. kal., vet. v. III E bën diçka të duket më afër, zmadhon (për thjerrëzat); kund. largon. Syze (dylbi) që afrojnë. Afroj me xham zmadhues.
7. jokal. Afrohem.. Afroi mbrëmja shpejt. Afroi stuhia. Afroi dita e ditëlindjes. Afroi dielli në të perënduar. Afrojnë nga shprehitë.
♦ I afron *fundin (dikujt).
AGIMPRÚRËS,~E mb., poet. Që sjell agimin, agun, mëngjesin, dritën e parë, agimsjellës. Drita agimprurëse. Rreze agimprurëse.
AGIMZGJÁTUR mb., poet. Që të zgjat agimin, që të sjell dritë, që të lumturon. Me të jeta më është agimzgjatur. Si një ditë agimzgjatur.
AJËRSJÉLLËS,~E mb. Që sjell ajër ose që ndihmon qarkullimin e ajrit; që ka të bëjë me ajërsjellësin, i ajërsjellësit. Sistemi ajërsjellës. Mjet ajërsjellës.
AJËRSJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje, aparat që sjell ajër; sistemi si tërësi pajisjesh, gypash, tubash etj., që sjell ajrin në një mjedis banimi a pune. Struktura e ndërtimit të ajërsjellësit. Ajërsjellës bashkëkohor. Vendos ajërsjellës në fabrikë (në minierë).
AKORD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Vë në akord telat e një vegle muzikore ose sjell në të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore, harmonizoj, përputh ose pajtoj në një ton muzikor; rregulloj ose harmonizoj një instrument; kund. çakordoj. Akordoj violinën (mandolinën, kitarën, pianon). Akordoj veglat. Akordoj zërat.
2. Bëj që të jetë diçka në përputhje ose në harmoni, harmonizoj elemente, njësi, pjesë etj. Akordoj planet. Akordoj nenet me statutin. Akordoj diskutimet rreth një çështjeje.
3. radio. Vë radion në një valë të caktuar për t’u lidhur me një dhënës. Akordoj marrësin me dhënësin.
4. libr. Pajtoj ose bashkërendoj interesat a qëllimet mes dy palëve, bie në bashkëmarrëveshje. Akordoi interesat (pikëpamjet). I akordoi telat me dikë (keq.) është marrë vesh, ka rënë në ujdi me dikë. I vuri në akord punët i vuri në terezi punët.
5. ek. Jap ose miratoj një kredi, një bursë, një fond, një tender etj. Banka e akordoi kredinë. Akordoi fonde për bujqësinë.
✱Sin.: përshtat, pajtoj, përputh, harmonizoj, miratoi, lejoj.
AKTUALIZÚES,~E mb. Që mund të aktualizohet, i aktualizuar; që sjell diçka në përputhje me kohën, që e rifreskon, që e përditëson apo që e bën të vlefshëm për realitetin aktual. Emisione aktualizuese.
✱Sin.: përtashësues, përditësues, përshtatës, rifreskues, bashkëkohorizues, modernizues, jetësues, sendërtues, realizues, zbatues.
ÁKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Ujë i ngrirë. Akull i trashë (i hollë). Akull i përjetshëm. Shtresë (cipë) akulli. Hell (qiri) akulli. Copë (kallëp) akulli. Fabrikë (punishte) akulli. Ujë me akull. Balet në akull. Zë akull. Shkriu (ngriu) akulli. Vë në akull. Rrëshqas në akull.
2. përd. mb. Shumë i ftohtë. M’u bënë duart akull.
3. përd. mb. Shumë i pastër; i ngrirë. E bëri shtëpinë akull. I rrinë (i mban) rrobat akull.
4. përd. mb., fig. I ftohtë, pa ndjenja (për njeriun); i ngrirë. Është akull me mua. Më qëndron akull.
5. përd. ndajf. Shumë, fare (me mbiemrat); shumë bukur, shumë mirë, shumë pastër (me foljet). Akull i ftohtë. 1 pastër akull. Akull i ri. Ishte veshur akull.
♦ Me akull të mendjes me gjykim a me arsye të ftohtë; i qetë, i përmbajtur e i qartë. Akull me tel shumë e bukur, shumë e mirë; është bukuri e rrallë; të rrëzon nga kali (dikush); t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (dikujt); shtie hënën përdhe (dikush); kund. s’hahet as me vaj e as me uthull (dikush). U bëra akull. 1. Ngriva së ftohti; u bëra kallkan; u bëra borë; u bëra kërcu. 2. U shtanga nga një lajm i keq a nga një e papritur; m’u bë zemra akull; më ngriu (m’u prish) gjaku. Të bëhet pështyma akull bën acar i madh, është shumë ftohtë, thahesh së ftohti; të ngrin gjuha në gojë; të bien thonjtë; të bie hunda përdhe; fle ujku me delen. M’u bë zemra akull u tmerrova, ngriva nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi; nuk ndiej më asgjë, jam i ftohtë ndaj gjithçkaje; u bëra akull; u bëra kallkan. E bëri akull (dikush). 1. (diçka a diku). E pastroi shumë mirë, sa ndrit nga pastërtia, e shkëlqeu. 2. (dikë) shih e la lakuriq (dikë). Ma bëri zemrën akull (dikush a diçka) më tmerroi, më kalli frikën a tmerrin; më dëshpëroi shumë; më bëri të mos ndiej më asgjë. Më ka rënë akull në gjunjë shih m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. (E do) si akullin në gji (dikë) iron. nuk e do fare, nuk e duron dot, e urren; e do si prushin në gji iron.; (e do) si zjarrin në gji iron.; e do si mëzi samarin; nuk do t’ia shohë sytë (dikujt); nuk ia sheh dot bojën (dikujt). Ia fërkoj kokën me akull (dikujt) e bëj të vijë në vete, e sjell ndër mend që të shohë e të kuptojë se ç’po bën a ç’duhet të bëjë. E ka gjakun akull (dikush) është krejt i ftohtë e i pandjeshëm; nuk i bën përshtypje e nuk kthen përgjigje për asgjë; është gjakftohtë; ka gjak të ftohtë. E ka mendjen akull (dikush) e ka gjykimin të kthjellët, ka kujtesë të shkëlqyer, nuk e ka lënë mendja; mendon e arsyeton me gjakftohtësi, qartë e me logjikë të shëndoshë; ka mendje të ftohtë (dikush). E kam zemrën akull nuk kam asnjë ndjenjë, jam i mpirë krejt nga dëshpërimi, jam bërë i pandjeshëm (zakonisht pas një fatkeqësie); nuk kam më besim a shpresë për diçka; e kam barkun (zemrën) të ftohtë. Ngrin akull në korrik (dikush). 1. Është ngatërrestar i madh, bën hile e gënjen; bën të pabërën. 2. Është shumë i zoti, bën edhe të pamundurën. Ngul këmbët në akull (dikush). 1. Është pa mbështetje, nuk ka ku të mbahet. 2. Ngul këmbë kot ose kur nuk duhet, se nuk mund të arrijë atë që do; tregohet kokëfortë. Më rri barku akull (për dikë) jam i shqetësuar që nuk e kam pranë, më merr malli shumë për dikë; më digjet zemra prush; m’u këput shpirti (zemra); kund. s’më ha (s’më pret) malli (për dikë) iron. Shkel mbi akull (dikush) nis një punë me rrezik, bën diçka nga e cila mund ta pësojë; ia hyn diçkaje të pasigurt. Shkriu akulli libr. nisi një ndryshim për të mirë, zunë të përmirësohen kushtet e të kapërcehet një gjendje e vështirë; nis të zgjidhet një mosmarrëveshje, të kapërcehet një zemëratë etj. E shkruaj në akull (diçka) libr. e quaj të humbur diçka; e bëj diçka me mendimin që të harrohet shpejt; e shkruaj në ujë; e shkruaj në rërë. U thye akulli libr. shih shkriu akulli libr. Thyej (çaj, shkrij) akullin libr. bëj hapin e parë e më të vështirë; hap i pari shtegun për të tjerët në një punë që ka ngecur në vend. E var në akull (dikë) mospërf. nuk e përfill, nuk i jap rëndësi, s’pyes fare për të; e heq (e fshij) nga defteri; s’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në numër; s’e bëj për osh; nuk e vë në shpatull të pulës; kund. e kam (e mbaj) mbi krye (mbi kokë) e lart (e sipër).
AKUZÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) drejt. Ai është bërë objekt i një akuze, ai që është vënë nën hetim apo nën gjykim, me dyshimin se ka kryer një vepër të ndaluar me ligj. I akuzuari u mbrojt me fakte. Pyetjet për të akuzuarin. I akuzuari u lirua me kusht.
♦ Ulem (vihem, sillem) në *bankën e të akuzuarve (e të pandehurve) drejt. E vë (e ul, e sjell) në *bankën e të akuzuarve (e të pandehurve) (dikë).
✱Sin.: i paditur, i pandehur, i fajësuar, i dyshuar, i pretenduar.
ALERGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja. Më sjell (më shkakton) alergji. Vuan nga alergjia. Alergjia ndaj ushqimit. Testi i alergjisë. Barna të alergjisë. Alergjia ndaj barnave (pluhurit, polenit etj.).
ÁM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji. Ama e ujit (e vijës). Ama e lumit. Ku e ka amën ky lumë? Del nga ama. Ama e detit. Shtëpia është si ama e detit, s’lë gjë pa përpirë. (fj. u.).
2. fig. Burim, gurrë. Ku e ka amën kjo histori. A i dihet ama kësaj intrige? Nëse nuk sillet mirë, ia pres ujët në amë. I është thyer ama i është ndarë uji i mullirit në burim të jazit. Ia pres (ia ndaj) ujët në amë i bëj dëm dikujt, aty ku e ka burimin, në rrënjë, i prish punë atij që ka në dorë diçka; e lë duarthatë. I është shtjerrë ujët në amë nuk i ecën puna si dikur, nuk përfiton më prej dikujt; e ka humbur forcën e gjallërinë, i është tharë përfitimi në burim.
3. Pjesa e kreut në një bllok biletash, çeqesh, faturash etj., që ruhet si dëshmi për pjesën e këputur. Amë e bijë.
✱Sin.: burim, gurrë, shtrat, rrjedhë.
♦ Ra në amë të vet (dikush) u qetësua, u rregullua, gjeti prehje, u rehatua; iu largua mërzia, i iku zymtia, u çel; u zgjidh diçka; e mblodhi veten; erdhi në vete. Doli nga ama (dikush) shih doli nga rruga (rruge) (dikush). E shtie në amë. 1. (diçka). E sjell përsëri brenda kufijve, e kthej atje ku ishte a ku duhet. 2. (dikë). shih e vë në udhë (të mbarë) (dikë).
ANARKÍ,~A f. 1. Gjendje që krijohet në shoqëri, kur mungon pushteti shtetëror i organizuar ose autoriteti legjitim dhe kur nuk veprojnë ligjet e rregullat e detyrueshme për pjesëtarët e shoqërisë; mohim i shtetit dhe i çfarëdo pushteti politik të organizuar. Anarkia feudale. Mbretëron anarkia. Anarkia si mënyrë jetës. Vendi ra në anarki. Lufta solli anarki.
2. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit, e organizimit dhe e planifikimit; çrregullim i madh, pështjellim në një fushë. Anarkia në prodhim. Bie në anarki. Sjell (mbjell) anarki. Del nga anarkia.
✱Sin.: çrregullim, çrregullsi, paligjshmëri, shpërbërje, pështjellim, rrëmujë, kaos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë