Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISIZMÍK,~E mb., spec. 1. Që u qëndron lëkundjeve nga tërmetet, kundërsizmik; kund. sizmik. Ndërtime antisizmike. Brez antisizmik. Mbrojtje antisizmike.
2. Që ndihmon për të parandaluar goditjet e tërmeteve ose për të lehtësuar pasojat e tyre. Pajisje (aparatura, mjete etj.) antisizmike. Harta sizmike. Ent sizmik.
SIZMÍK,~E mb., gjeol. 1. Që ka të bëjë me tërmetet; që vjen nga lëkundjet e kores së tokës prej tërmeteve. Lëkundjet sizmike u ndien në të gjithë zonën. Goditjet sizmike ishin shumë të shpeshta.
2. Që goditet shpesh nga tërmetet. Ishte një zonë sizmike. Objekti ishte ndërtuar në një terren sizmik.
3. Që merret me vrojtimin dhe me shënimin e lëkundjeve të kores së tokës; që shërben për të regjistruar lëkundjet nga tërmetet. Shërbimi sizmik nuk i dha në kohë njoftimet. Stacioni sizmik merrte të dhëna nga e gjithë zona. Harta sizmike i orientoi për zonat e dëmtuara. Aparatet sizmike u vendosën në laborator.
4. gjeofiz. Që ka të bëjë me studimin e kores së tokës dhe me gjetjen e mineraleve të dobishme me anë të regjistrimit të lëkundjeve, që shkaktohen duke bërë shpërthime. Metodat sizmike të kërkimit do të ndihmonin në parandalimet e dëmeve të mundshme.
STACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Secili nga vendet ku ndalet dhe nga ku niset një mjet që bën një rrugë të caktuar vajtje-ardhje për bartjen e udhëtarëve e të mallrave; vendndalim; vendqëndrim. Stacioni i trenit kishte dy porta hyrëse, për udhëtarët dhe për mallrat. Stacioni i ri i autobusëve do të përurohet së shpejti. Stacioni hekurudhor po rindërtohej në disa segmente. Nuk mund të ndaleshin në të gjitha pikat ku ishin stacionet e metrosë. Autobusi eci me shpejtësi dhe nuk ndaloi në stacion. I fshehur mes turmës, ai zbriti dy stacione para nesh, pa e kthyer kokën pas.
2. Qendër e posaçme, e pajisur me mjetet e duhura për të kryer një punë a një shërbim, për të prodhuar diçka ose për vëzhgime e kërkime. Stacion radiomarrës (televiziv). Stacion pompimi. Stacion mjekimi. Stacion ujërash termale. Stacion ndërzimi artificial. Stacion meteorologjik (sizmik). Stacion kërkimesh biologjike.
✱Sin.: vendndalim, vendqëndrim, kanal.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë