Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Rreth fyti ose qafe, qafore. Anake ari (argjendi, rruazash, margaritarësh etj.).
2. arkit. Rreth. Anake metali. Anake druri.
3. Rreth metali a druri i mbyllur si unazë, që shtrëngon dërrasat e fuçisë, një rrotë qerreje etj. Anake alumini. Anake druri. Anake voze (fuçie, kadeje, tinari, bucele, qeberreje etj.). Anake e rrotës. Sajoi anaken e kosës. Anake e sitës (daulles). Shtrëngoj (çliroj) anaken.
✱Sin.: rreth, anëse, anatore, anakë, qafore, gushore.
SIT (SÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Kaloj diçka përmes sitës për të hequr pjesën e panevojshme e papastërtitë ose për të ndarë kokrrizat më të imëta nga më të trashat. Sit miellin për t’i hequr krundet. Sit rërën (zhavorrin).
2. fig. Zgjedh qeniet, sendet, idetë, mendimet, pikëpamjet etj. që janë më të përshtatshme a të dobishme për diçka; shoshit. I siti fjalët që do të thoshte.
♦ Sit *rërë (dikush). *Shosh e sit e nuk gatuan (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë