Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJË́ND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. anat. Organ si kokërr, si lëmsh etj. në trupin e njerëzve e të kafshëve, që prodhon lëngje të nevojshme për veprimtarinë jetësore të organizmit, që kalojnë në gjak ose derdhen jashtë. Gjëndrat dhjamore. Gjëndra tiroide. Gjëndra të zmadhuara. Gjëndrat e pështymës. Gjëndrat e qumështit. Gjëndër ekzokrine gjëndër që çliron lëndët e saj sekretore në një kanalth. Gjëndër endokrine gjëndër që i çliron lëndët sekretore të saj në lëngjet jashtëqelizore në kapilarë dhe prej këtej në qarkullimin sistemik. Gjëndra endëse struktura morfologjike specifike në brendësi dhe në sipërfaqe të trupit të krimbit të mëndafshit, me anë e të cilave, me sekretim prodhon fijen e mëndafshit. Zmadhimi i gjëndrave.
2. Lëmsh i vogël që formohet nën lëkurë nga zmadhimi i nyjave limfatike; nyjë e ënjtur a e malcuar. Gjëndër e madhe ( e vogël). Gjëndra në qafë (në rrëzë të kofshës). I doli një gjëndër.
3. bot. Organ si fshikëz, shumë e vogël; ind në lëkurën e disa frutave që prodhon lëngje. Gjëndrat e rrëshirës. Gjëndrat e lëkurës së portokallit.
✱Sin.: zhëngë, zhangël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë