Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sistematikisht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

METODË

METÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Parime e rregulla praktikeshërbejnë si mjet a si rrugë për t’ia arritur një qëllimicaktuar; mënyrë veprimi. Përdori një metodëthjeshtë për të rregulluar sobën. Përdori metodën e bindjes (të detyrimit). E njohim këtë metodë. Është metodë e re (e vjetër). Metoda e drejtimit (e komandimit, e kontrollit).
2. Sistem parimesh, kriteresh e rregullashcaktuara, që zbatohen sistematikisht për të kryer diçka në një fushëdijes shkencore a shoqërore; metodologji. Metodë e përparuar (e mirë, e keqe, e gabuar). Metodë shkencore. Metodë matematike. Metoda zinxhir. Metodat e mësimit (e edukimit, e studimit). Përmirësimi (përvetësimi) i metodës. Punon me (pa) metodë.
3. Mënyrat e mjetetpërdoren për të studiuar a për të shpjeguar diçka. Metoda krahasuese. Metoda analitike (sintetike). Metoda eksperimentale.
4. filoz. Parimet teorike themelorendihmojnë për të njohur realitetin dhekuptuaritkemi ne për të. Metoda dialektike. Metoda metafizike.
5. Libërpërmban bazat e një shkence, të një arti etj., të shtjelluara në mënyrë sistematike e sipas një rendicaktuar për t’i kuptuar e për t’i zotëruar sa më shpejt. Metoda e parë për mësimin e gjuhës shqipe. Metoda e violinës (e pianos). Metodë për mësimin e gjuhës angleze. Metoda globale (ped., vjet.) shih te GLOBÁL.
Sin.: mënyrë, metodikë, metodologji.

VËZHGUAR

VËZHGÚAR (i, e) mb. 1. është nën vëzhgim dikush a diçka; i gjurmuar; i mbikëqyrur. Vend (njeri) i vëzhguar. Lëvizje të vëzhguara. Person i vëzhguar.
2. është ndjekur sistematikisht për qëllime studimi a kërkimi shkencor, një dukuri etj. Dukuri të vëzhguara. Studime të vëzhguara. Vullkane (tërmete) të vëzhguara. Eksperiment i vëzhguar.
3. ndiqet vazhdimisht si kryhet një punë a një detyrë, si zbatohen rregullat për diçka, për mbarëvajtjen e diçkaje a të dikujt etj. Vëzhgimi i zbatimit e rregullave. I sëmurë (pacient) i vëzhguar.
Sin.: i mbikëqyrur, i ruajtur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.