Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sipas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABËCË

ABËCË́,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Alfabeti i gjuhës shqipe, i quajtur sipas tri shkronjavepara (abc); alfabet. Abëcëja e shqipes. Mësoj abëcënë. Kongresi i Abëcësë Kongresi i Manastirit, 1908.
2. vet. nj., fig. Fillimi i diçkaje, hapat e parë; njohuritë e para themelore. Abëcëja e jetës. Abëcëja e artit (e kulturës, e shkencës). Abëcëja e paqes.

ADAMIT
ADET

ADÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Mënyrë veprimi ose sjelljeje etj., që përsëritet vazhdimisht nëpër kohë; shprehi e fituar nga përsëritja e vazhdueshme, normë shoqërore, rregull, praktikë. Adet i vjetër (i keq, i ri). Është adet. E ka adet. E ka bërë adet. Adetet tona. Bëj adetet. E kemi (për) adet. Sipas adetit të tyre. Siç është adeti. E do adeti. Sa për adet. Ruaj (shkel) adetet.
Sin.: zakon, shprehi, traditë, ves.

ADIAFON

ADIAFÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Instrument muzikor me prekla (taste) i ngjashëm me fizarmonikën; lloj pianoje që ka pirunëvendtelave; instrument muzikorprodhon tinguj me lartësi jo të saktëtonit (daullet, kastanjetat, cimbali etj.), që përdoren kryesisht për ritëm dhe efekt tingullor. Tingulli i adiafonit është i ngjashëm me atë të një harmonike qelqi.
2. si mb. Sipas kuptimitemrit. Instrumente adiafone.

AERONAVIGACION

AERONAVIGACIÓN,~I m., av. Dija mbi drejtimin e mjeteve fluturuesehapësira ajrore sipas itinerarit, me ndihmën e mjeteve, të instrumenteve, të teknologjisë dhesistemeve aeronautike, që garantojnë siguri dhe saktësifluturimeve; aeronavigim. Teknika dhe shkathtësitë e aeronavigacionit. Detyrat e aeronavigacionit.

AEROPAG

AEROPÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mit. Kodra e Aresit, e cila gjendetpjesën veriperëndimore të Akropolit (në Athinë), që njihet si selia e Gjykatës së Apelit në kohën antike dhe që ka shërbyer për çështjet penale dhe qytetare. Sipas mitologjisë, në aeropag janë gjykuar e dënuar edhe perënditë antike për vrasjet.

AF

AF,~I m. sh. ~E, ~ET Shkëlqimi ngjyra-ngjyra i një stofi, i kadifesë etj., që ndryshon sipas kënditvështrimit; shkëlqim valëzor. Af i ndritshëm (i errët). Kadife me af. Af i bardhë stofi.

AFATIZIM

AFATIZÍM,~I m., fin. 1. Veprimi kur afatizoj ose kur afatizohet një veprimtari etj.
2. Afat kohor i përcaktuar me marrëveshje ligjore bankare dypalëshe, sipascilës një depozitë (një kursim me normëcaktuar interesi për deponuesin) nuk mundpreket a të tërhiqet nga depozituesi pa kaluar afati kohor i përcaktuar me këtë marrëveshje. Afatizim i kursimeve. Ndërprerje e afatizimit të depozitës. Skadimi i kontratës së afatizimit. Prish marrëveshjen e afatizimit. Periudha e afatizmit. Kontrata e afatizmit.

AFURAN

AFURÁN,~E mb. 1. I shkathët, furan. Djalë afuran i zoti, i shkathët, i fuqishëm.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

AGAT

AGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Lloj minerali, kuarc, gur i çmueshëm, i tejdukshëm me ngjyra e formandryshme, kryesisht kalcedonit, që gjendetshkëmbinjtë vullkanikë ose në llavat e moçme të ngurtësuara dhe dallohet sipas strukturës, sipas vijave dhe ngjyrave (e zezë, e bardhë, blu, e blertë, gri, e verdhë, e kuqe, vjollcë etj.); gur stralli. Agat blu (safir). Agat peizazhor. Agat i zjarrtë. Agat i ngrirë. Agat brazilian. Gur agati. Agat për bizhuteri (për stolisje).

AGJENDË

AGJÉND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dokument ose listë e renditditës, që përmban çështje, tema ose veprimtari që do të diskutohen ose do të trajtohen gjatë një takimi, një konference ose një veprimtarie; planifikim ose organizim për ecurinë e një dite, një takimi, një mbledhjeje, një konference ose veprimtarie; plan veprimi, rend dite. Përcaktimi i agjendës. Agjenda e takimit. Agjenda e seminarit. Agjenda e simpoziumit. Diskutimi sipas agjendës. Përmbaju agjendës!
Sin.: plan, program, kalendar, planifikues, orar, rend.

AGJËROJ

AGJËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Heq dorë nga gjithë ushqimi ose nga ushqime të caktuara, shpesh edhe nga pijet, për një periudhë kohe. Kam agjëruar tri ditë këtë javë sipas këshillës së mjekut. Po agjëron që të dobësohet.

2. fet. Heq dorë nga ushqimi dhe pijet ose kufizohem në ushqim e në pije për arsye fetare; mbaj kreshmë. Agjëroi që t’i plotësohet lutja.

AGNOSTICIZËM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.