Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LARTPËRMÉNDUR (i, e) mb., libr. 1. Që është përmendur ose është zënë në gojë më përpara a më lart. Njeriu i lartpërmendur. Kushtet (të dhënat, arsyet) e lartpërmendura. Ngjarjet e lartpërmendura. Shuma e lartpërmendur.
✱Sin.: i sipërpërmendur, i sipërm, i mësipërm, i sipërtreguar, i sipërthënë, i sipërshënuar.
PARAPËRMÉNDUR (i, e) mb. I përmendur më parë; i sipërpërmendur, i lartpërmendur. Aktet e parapërmendura. Ngjarja e parapërmendur. Konferenca (veprimtaria) e parapërmendur.
PARATHË́NË (i, e) mb. 1. Që është thënë ose është shprehur më parë (për mendimet, përshtypjet etj.), për të cilin është folur pak më parë. Mendimet e parathëna. Kushtet e parathëna.
2. Që është thënë a është vendosur që më parë se si do të ndodhë në të ardhmen; i paracaktuar. Fund i parathënë. Fati i parathënë.
✱Sin.: i paracaktuar, i thënë, i lartpërmendur, i sipërpërmendur, i paravendosur, i paracaktuar.
SIPËRPËRMÉNDUR (i, e) mb. Që është përmendur më lart në një shkrim a në një ligjëratë; i lartpërmendur. Shokët e sipërpërmendur nuk ishin të pranishëm. Ngjarjet e sipërpërmendura patën lënë gjurmë të pashlyeshme.
SIPËRSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkrim, i gdhendur në gur, mermer, metal, i derdhur në bronz etj. ose i gdhendur në monument, në kujtim të njerëzve a ngjarjeve, si përkushtim, kushtim etj. Sipërshkrimi mbi monedha ishte fare i zbehtë. E vëzhgoi me vëmendje sipërshkrimin.
2. Diçka e sipërpërmendur, e thënë me lart, e sipërshkruar. Lexoi sipërshkrimin për ta kuptuar çështjen.
✱Sin.: mbishkrim, gdhendje.
SIPËRSHËNÚAR (i, e) mb. Që është trajtuar a shënuar veçan diku më lart në një shkrim; i sipërpërmendur. Përkufizimi i sipërshënuar. Viset e sipërshënuara ishin bërë pjesë e një udhëtimi të bukur turistik. Pikëpamjet e sipërshënuara nxorën në pah problematikat e librit.
✱Sin.: i lartpërmendur, i sipërtreguar, i sipërthënë.
SIPËRTHËNË (i, e) mb. I përmendur më sipër, i lartpërmendur. Ranë dakord për kushtet e sipërthëna. Sipas gazetës së sipërthënë, njoftimet nuk ishin të vërteta.
✱Sin.: i sipërpërmendur, i sipërtreguar, i sipërshënuar.
SIPËRTREGÚAR (i, e) mb. Që përmendet a paraqitet diku më lart në një shkrim; i sipërshënuar, i sipërpërmendur. Në tabelën e sipërtreguar dukeshin qartë të dhënat e detajuara.
✱Sin.: i lartpërmendur, i sipërshënuar, i sipërthënë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë