Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFARÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ek. 1. Ajo që merret me veprimtari biznesore (tregti, ndërtimtari, turizëm, hotelieri etj.), që të përfitojë ekonomikisht; ajo që zhvillon e drejton një ndërmarrje, një kompani a një biznes, duke kërkuar mundësi për investime dhe për rritje të fitimit. Afariste e dalluar. Këshilltare e afaristes. Afariste e zonja. Shoqata e afaristeve.
2. keq. Ajo që nxjerr fitime ose siguron privilegje me çfarëdo mjeti a çmimi; përfituese, spekuluese, mashtruese. Ajo sillet në çdo aktivitet si afariste. Njihet si afariste e shkathët.
✱Sin.: sipërmarrëse, ndërmarrëse, biznesmene, tregtare, përfituese, spekuluese, mashtruese.
HARAÇPAGÚES/E,~JA m. sh. ~E, ~ET hist. Shtetase ose sipërmarrëse që i paguan detyrimin ligjor shtetit për të ardhurat ose fitimet që ajo zotëron ose nxjerr, ajo që paguan tatim mbi fitimin.
✱Sin.: taksapaguesja, tatimpaguesja, tagrapaguesja.
SIPËRMÁRRËS,~E mb. 1. Që merr përsipër të bëjë punë për të tjerët, duke nxjerrë fitime për vete. Ishte një shoqëri sipërmarrëse mjaft e suksesshme.
2. Që ka të bëjë me sipërmarrësit, i sipërmarrësve. Qarqet sipërmarrëse nuk ishin dakord me vendimet e fundit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë