Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRGJITHËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shtrij diçka nga një grup i ngushtë në një rreth të gjerë njerëzish, i përfshij të gjithë për të njëjtën gjë, bëj që të zbatohet diçka nga të gjithë anëtarët e një grupi; e bëj diçka të përgjithshme, e përhap. Përgjithësoj përvojën e më të mirëve. Përgjithësoj një metodë pune.
2. Nxjerr një përfundim të përgjithshëm nga shqyrtimi i sendeve dhe i dukurive të veçanta dhe nga lidhja e tipareve a e anëve të tyre të përbashkëta e më thelbësore; bëj një përgjithësim.
✱Sin.: përhap, sintetizoj, shtrij, përbashkoj, përhap, përfshij.
SINTETIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur sintetizoj a sintetizohet. Sintetizimi i ideve kryesore. Sintetizimet e anëve më tipike.
2. kim. Përftimi me anë të sintezës kimike. Sintetizimi i një lënde.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë