Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRGJITHËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Përfshin një grup të tërë njerëzish, sendesh a dukurish, shtrihet a përhapet gjerësisht, bëhet i përgjithshëm. Dukuri që është përgjithësuar në mbarë gjuhën.
2. mjek., vetv. Përhapet në të gjithë trupin (një sëmundje). U përgjithësua infektimi (pezmatimi).
3. pës. e PËRGJITHËSÓJ.
✱Sin.: përhapet, shtrihet, sintetizohet.
SINTETIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur sintetizoj a sintetizohet. Sintetizimi i ideve kryesore. Sintetizimet e anëve më tipike.
2. kim. Përftimi me anë të sintezës kimike. Sintetizimi i një lënde.
►SINTETIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv., kim. Përftohet me anë të sintezës kimike. Sintetizohet një lëndë në gjethet e bimës.
2. pës. e SINTETIZÓJ. Objektiva që sintetizohen në program. U sintetizua që në fillim mendimi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë