Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LINJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Hyj a vendosem në linjë me të tjerët, rreshtohem.
2. vet. v. III Përputhet, harmonizohet, sinkronizohet në qëndrime, ide, interesa, plane ose politika.
SHFAZÚAR (i, e) mb. 1. fiz. Që është i dalë nga faza, që nuk janë të sinkronizuara (zakonisht dy valë). Tension i shfazuar. Rryma të shfazuara. Oshilator i shfazuar.
2. fig. Që nuk është në gjendje të sinkronizohet me veprimet e dikujt a të diçkaje tjetër; që ka prishur ekuilibrin mes dy dukurive. Lëvizje e shfazuar. Sistem i shfazuar.
3. fig. Që ka dalë nga vetja, që është i pasigurt, i çorientuar, i hutuar. Dukej pak i shfazuar kolegu.
►SINKRONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SINKRONIZÓJ. Sinkronizohen veprimet. U sinkronizohet zëri me figurën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë