Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARAKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh a që bëhet në të njëjtën kohë me diçka tjetër, i njëkohshëm, i njëhershëm, sinkronik.
✱Sin.: i njëkohshëm, i njëhershëm, sinkronik.
NJËKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që bëhet a që ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër; që bëhet a që ndodh njëherazi. Veprim i njëkohshëm. Sulme të njëkohshme. Lëvizje të njëkohshme. Përpjekje të njëkohshme.
2. I njëhershëm. Ngjarjet e njëkohshme.
✱Sin.: i njëhershëm, i menjëhershëm, sinkronik, i dikurshëm.
SINKRONÍK,~E mb., spec. 1. Që ndodh a bëhet në të njëjtën kohë me diçka tjetër; i njëkohshëm. Bënin lëvizje sinkronike. Ngjarje sinkronike ngjarje të ndryshme që ndodhin në të njëjtën kohë.
2. gjuh. Që merret me studimin e sistemit të gjuhës në një fazë të caktuar historike të zhvillimit të saj. Studim sinkronik. Është objekt i gjuhësisë sinkronike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë