Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sini”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DHISK

DHISK,~U m. sh. DHÍSQE, DHÍSQET 1. Tabaka për të qerasur miqtë ose për të shërbyer kafe, pije, ëmbëlsira etj. Nusja doli me dhiskdorë. Vë në dhisk. Dhisku i aluminit. Lashë dhiskun te vendi.
2. Tabaka e rrumbullakët ku mbahet buka e shenjtë e kungimit në kishën ortodokse. Dhisku i shenjtë. Buka e meshës mbi dhisk. Prifti mbart dhiskun dhe kupën e shenjtë.
3. fig., vjet. Ndihmëmblidhej për dikë që mbetej keq.
4. Disk.
Sin.: tabaka, disk, sini.

QARKJE

QÁRKJE,~TII f. sh. Tepsi e madhe bakri; sini, çarkije. Qarkje me pitesapodalë nga furra.

SINI

SINÍ,~AI f. sh. ~, ~TË 1. Enë e nderë prej bakri si tepsi e cekët me anë pakngritura, që përdoret për të pjekur lakrorë, byrekë etj.; enë e tillëpërdorej për të shtruar bukën e gjellën, si sofër. Mish i pjekursini. E shtroi byrekunsini. Uleshin rreth e qark sinisë.
2. Tabaka, zakonisht prej bakri. Solli filxhanëtsini.

TABAKA

TABAKÁ,~JAI f. sh. ~, ~TË 1. Enë e sheshtë si sini, në trajtë rrethore, vezake ose drejtkëndore, që përdoret për t’u nxjerrë miqve kafe, gliko, pije etj.; dhisk. Tabakaja e kamerierit. Iu derdh kafejatabaka.
2. Kuti duhani. Dridhe këtu një duhan nga tabakaja e mikut.
Sin.: dhisk, sini, tabak.
Ia dhatabaka (në *tepsi, në pjatë) (dikujt).

TEPSI

TEPSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Enë e madhe dhe e sheshtë prej bakri ose prej alumini, në trajtandryshme (të rrumbullakët, katrore, drejtkëndëshe), me buzëngritura rreth katër-pesë gisht, që shërben për të pjekurfurrë a në saç bukë, mish, lakrorë, byrekë, bakllava e gatesatjera; sini, tabaka, tavë. Tepsi e madhe (e vogël, e thellë). Tepsi bakri (alumini). Tepsia e bukës tepsivihet mbi një fron dheshërben si tryezë buke. Një tepsi me mish (me petulla). Një tepsi me grurë. Vuri bukën dhe pjatëntepsi. Vallja e tepsisë (etnogr.) valleluhet duke i rënë tepsisë si daulle.
2. Gatesë e pjekurkëtë enë; gatesë a diçka tjetër sa nxë kjo enë. U vuri para një tepsi bakllava (mish). Sonte kemi tepsi kemi gatesatepsi (pite, fli, kryelanë). Hëngrën një tepsitërë hëngrën shumë. Një plakë me një tepsikrye (gjëzë: gozhda). Një tepsi me filxhanë farfuri (gjëzë: qielli me yjet).
Sin.: çarki, kuze, haronë, lëngjerë; mesore, rrethatore, sini, tabaka, tavë, gatesë.
E do në tepsi (dikush) shih e do në gojë (dikush). Hedh valletepsi (dikush) tall. bën diçka edhe kundër dëshirës së tij; bën si do me të; e tall e luan me të sa të duash. Ia dhatepsi (në tabaka, në pjatë) (dikujt) ia mbaroi një punëgjithë vetë, nuk e la të lodhet a të mundohet; ia bëri diçka krejt gati, që ta ketë a ta marrë pa bërë asnjë përpjekje; ia dha llokum (në gojë). Ç’ka në *bardhak e hedhtepsi (në çanak) (dikush). E luantepsi (dikë) keq. e mundon shumë, e sorollat, e sfilit; e sjell vërdallë; luan cingël (cingëlthi) (me dikë); e luan në tel; e luantagar keq. Luan vallentepsi (dikush) e hedh vallen shumë bukur, është valltar i zoti, mundluajë vallen edhe në një vendngushtë. than tepsinë (tavën) (dikush). 1. Ha çdo gjë, përlan gjithçka që i vë përpara; është hamës i madh. 2. bised. vjedh çdo gjë, s’të lë gjë pa marrë. (Thotë) *goglatepsi (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.