Fjalori

Rezultate në përkufizime për “simite”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUGAÇE

BUGÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjell. Lloj gatese për mëngjes, e përgatitur me tri petë me miell gruri, të lyera midis tyre me gjalpë e të pjekurafurrë, që shërbehet më pas e mëlkuar sërish me gjalpëshkrirë e të nxehtë brendasimite a në pite. Bugaçe Elbasani. Bugaçe e butë. Bugaçe e pjekur mirë. Simite me bugaçe. Hëngri një bugaçe.

HAMBURGER
HUPËT

HÚPËT (i, e)I mb. 1.është gatuar e pjekur shumë kohëparë, i ndenjur, bajat (zakonisht për bukën). Bukë e hupët. Kulaç i hupët. Simite të hupëta.
2.është e ngjeshur, e fortë, e ngurtë a e ngrirë (zakonisht për dëborën). Dëborë e hupët.
Sin.: i ndenjur, bajat, i ngjeshur, i fortë, i ngurtë, i ngrirë.

NGROHTË

NGRÓHTË (i, e) mb. 1. Që ka një temperaturë pak më të lartë sesa i ftohtë. mesditë uji i detit ishte i ngrohtë. Pishinë e ngrohtë. Ajër i ngrohtë. Rrymangrohta detare (ajrore).
2. Që ka shkallë mesataretemperaturës, që nuk është as i nxehtë e as i ftohtë. Bukë (gjellë, pije) e ngrohtë. Dhomë e ngrohtë nga kondicioneri.
3. Që ka temperaturën normaletrupitqenievegjalla (përveç zvarranikëve); kund. i ftohtë. Trup i ngrohtë. Duarngrohta. Kafshët me gjakngrohtë.
4. Që e ruan temperaturën, që e mban ngrohtësinë brenda; kund. i ftohtë. Xhaketë (pallto) e ngrohtë. Dhomë (sallë, zyrë, shtëpi) e ngrohtë.
5.lëshon ngrohtësi, që të ngroh trupin; kund. i ftohtë. Diell i ngrohtë. Vatra ishte e ngrohtë.
6.është i butë, pa ngrica dhe jo shumë i nxehtë (për motin); që ka klimëbutë gjatë gjithë vitit (për vendet); kund. i ftohtë. Dimër i ngrohtë. Bën mot i ngrohtë. Vjeshtë e ngrohtë. Vendet (viset) e ngrohta.
7. fig. është i përzemërt e i afërt; që shpreh dashuri e mirësi, që bëhet me ngrohtësi. Pritje e ngrohtë. Urimengrohta. Ndjenjangrohta. Vatra e ngrohtë familjare. Shprehje (fjalë) të ngrohta. Letër e ngrohtë. Bisedë e ngrohtë. Mjedis i ngrohtë. Në mënyrëngrohtë.
8.është i këndshëm e i butë për syrin a për veshin, që vjen i ëmbël (për ngjyrat e tingujt). Ngjyra (tone) të ngrohta. Tingujt e ngrohtëviolinës. Zëri i ngrohtë i nënës.
Sin.: i vakët, i ngrohur, i thekur, i zjarrtë, i nxehtë, avullosh, hamull, i trashë, i butë, i dashur, i përzemërt, i afërt, familjar, vëllazëror, i këndshëm, i ëmbël, i rehatshëm.
E kam barkun (zemrën) të ngrohtë kam plot fëmijë e farefis; i kamgjithë mirë; kund. e kam barkun (zemrën) të ftohtë2. Ka *gjakngrohtë (të ëmbël) (dikush). I ka krahëtngrohtë (dikush) shih i ka shpatullatngrohta (dikush). I ka shpatullatngrohta (dikush). 1. Është i mbrojtur mirë, ka një prapavijësigurt; i ka krahëtngrohtë. 2. Ka përkrahje a mbrojtje nga një njeri ose nga një organ i rëndësishëm, edhe pa të drejtë; i ka shpatullatgjera; i ka krahëtngrohtë; ka rrënjëthella (të forta). E ka xhepin (qesen, kuletën) të ngrohtë (dikush) ka shumë para; ështëgjendjemirë ekonomike; e ka xhepin (qesen) plot. E kam zemrënngrohtë jam i qetë shpirtërisht dhe e pres pa frikëardhmen, jam pa shqetësime e pa kokëçarje; jam shumë i kënaqur; e kam zemrën plot. *Kënd i ngrohtë keq. E mbaj me *ujë të ngrohtë (të vakët) (dikë). *Qoshe e ngrohtë keq. Ia shpuri *simite (të ngrohta) (fjalët etj.) *Shtrat i ngrohtë. Me *zemërngrohtë.

PARAPJEKUR

PARAPJÉKUR (i, e) mb. është parapjekur. Simite të parapjekura. Polenta të parapjekura në avull. Anodë karboni e parapjekur.

PAROR

PARÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Simite me brumëëmbël. Gatuaj (blej) disa parorë.

PITALKË

PITÁLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Simite.

PRUSHNJË

PRÚSHNJ/Ë,~A f., ushq. Simite e pjekurprush.

QAHI

QAHÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Simite me endë mielligrunjtë a me pak miell qiqrash, që zihet me brumëëmbël. Qahi e ngrohtë. Qahi me qiqra.
2. Lakror i ndarëcopavogla; një copë e këtij lakrori. Qahi me mish e me spinaq. Qahi me djathë.
Sin.: parur, somune, shkulore, byrek.

QOFTERE

QOFTÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjell. Lloj qofteje e madhe, e gjerë dhe pak si e hollë. Qoftere me mish viçi. Bleu simite me qoftere, salcë e patate.

SAMUN

SAMÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bukë e vogël e rrumbullakët. Hëngri një samunsapodalë nga furra. I kujtonte shijen e samunit të shtëpisë.
Sin.: simite, paror, parur, somune, shkulore.

SHKULORE

SHKULÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Simite e ngrohtë. Hëngri një shkulore.

SIMITE

SIMÍTE,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj buke e bardhë, e rrumbullakët dhe e lyer përsipër me të verdhë veze, që zihet me brumëëmbël a me tharm. Simitengrohta. Me tul simiteje. Faqet e buta si simite. Sapo i kishte bërë simitet.
Sin.: paror, parur, somune, shkulore.
(E humbi) si Xhaferi simiten (dikush) u hutua shumë, s’di ç’të bëjë; nuk ështëgjendjekuptojë ç’po ndodh; e humbi fillin; e humbi toruan. (I nxjerr) si simitet nga furra (dikush) e prodhon a e përgatit diçka shpejt e shpejt, pa i lënë kohën e nevojshme dhe pa i kushtuar kujdes cilësisë; punon nxitimthi e i shkujdesur. Ia shpuri simite (të ngrohta) (fjalët etj.) (dikujt) ia përcolli menjëherë ato fjalë që u thanë për dikë, nuk duroi sa t’ia thoshte; i fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në vesh.

SIMITLI

SIMITLÍ,~E mb. është si simite. T’i puth faqet simitlie.

SIMITÇI

SIMITÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që bën dhe shet simite e bukëllojevendryshme. Zanatin e simitçiut e ka nga gjyshi. Ishin simitçinjnjohurqytet.
2. vjet. Ai që shiste simite rrugëve, duke i mbajtur zakonisht në një kanistër. Erdhi simitçiu.
Sin.: furrtar, bukëpjekës.

SOMUNE

SOMÚN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET vjet. Lloj buke si simite e hollë dhe e rrumbullakët, e gatuar me miell grurisitur mirë. Nëna përgatiti disa somune për t’i marrë me vete. Era e somuneve i mblodhigjithëkuzhinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.