Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISAFÍSHTË (i, e) mb. 1. Që është disa herë më i madh se ai që krahasohet. Ngarkesë e disafishtë. Shqetësimi i disafishtë.
2. Që kryen a ka disa funksione a kuptime. Një çelës i disafishtë. Ka një simbolikë të disafishtë.
LIKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Rojtar ceremonial dhe ekzekutiv i autoritetit shtetëror romak; funksionar publik që shoqëronte magistratët e lartë; figurë me simbolikë të fortë politike dhe juridike në traditën romake. Sëpatat e liktorit. Për të shpërndarë pushtetin, ai e rrethoi veten me dymbëdhjetë liktorë. Autoriteti i gjyqtarit civil i mbajtur prej liktorëve të tij.
►SHENJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. libr. Vishet me një simbolikë, simbolizohet. Sakrifica shenjëzohet me flijimin.
2. pës. e SHENJËZÓJ. Nuk mbeti cung pa u shenjëzuar. Këtë vit janë shenjëzuar disa monumente natyrore. U shenjëzuan vendparkimet e zonës. Personazhi shenjëzohet si një i ri ambicioz. Në poezi shenjëzohen edhe tema të tjera. Bota shpirtërore shenjëzohet me vija e trajta shumëngjyrëshe.
✱Sin.: simbolizohet, përfaqësohet, nënkuptohet, shënohet, shprehet, tregohet, mishërohet.
SIMBOLÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që përdor simbole a simbolikë. Krijimi i simbolistes.
2. Ajo që është e aftë në interpretimin apo shpjegimin e simboleve. I kërkuan simbolistes të deshifronte një mbishkrim.
3. art., let. Ithtare, ndjekëse e simbolizmit. Veprat e simbolisteve. U njoh me simbolistet e shekullit të kaluar.
SIMBOLÍZ/ËM,~MI m., art. 1. Lëvizje artistike dhe poetike e mesit të shek. XIX në Francë, Rusi dhe Belgjikë, që karakterizohet kryesisht nga përdorimi i figurave simbolike për të shprehur ide mistike, emocione, gjendje mendore dhe ndjesi shpirtërore. Simbolizmi francez. Një nga përfaqësuesit e simbolizmit.
2. Simbolikë. Simbolizmi i kësaj vepre artistike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë