Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SABOTATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën sabotime; ai që dëmton fshehurazi një pajisje, një makineri, një punë etj. Hetoj për sabotatorë. U akuzua si sabotator. Sabotatorët e demokracisë.
✱Sin.: sabotues, minues, silurues, grevëthyes.
SABOTÚES,~E mb. Që synon të dëmtojë pajisjet, makineritë, ndërtesat etj. për të penguar punën e prodhimin; që sjell me qëllim të keq çrregullime në mbarëvajtjen e një pune a të një veprimtarie; që merret me veprimtari sabotimi. Dyshimet për akte sabotuese. Qëndrim sabotues. Elementët sabotues. Sjelljet sabotuese dënohen. Grupi sabotues u zbulua.
✱Sin.: dëmtues, pengues, minues, silurues, grevëthyes.
SABOTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që saboton diçka, sabotator. U arrestuan disa sabotues. Sabotuesit e marrëveshjes u tërhoqën.
✱Sin.: dëmtues, pengues, minues, silurues, grevëthyes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë