Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGUSHTÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë i ngushtë a më i ngushtë; kund. i zgjeruar. Hapësira publike të ngushtuara nga ndërtime të shumta. Pantallona të ngushtuara.
2. fig. Që është në gjendje të vështirë, që e ka punën keq; që ndihet shumë ngushtë e nuk sheh rrugëdalje, që është i detyruar të marrë një vendim të padëshiruar. Po kalonte një situatë të vështirë, ndaj ishte shumë i ngushtuar. Ishte i ngushtuar ta pranonte ofertën.
✱Sin.: i zvogëluar, i vogëluar, i mbledhur, i pakësuar, i rrëgjuar, i rrudhur, i ngjeshur, i kufizuar, i shtrënguar, i shqetësuar, i sikletosur, i rënduar, i vështirë.
PASIKLETÓSUR (i, e) mb. Që nuk është i sikletosur; që nuk është sikletosur; kund. i sikletosur. Ishin në një mendje me të, madje të pasikletosur aspak.
SIKLETÓSUR (i, e) mb. Që është sikletosur. Ai ndihej i sikletosur. Dolët që aty të sikletosur. Shihej që ishte e sikletosur nga situata.
✱Sin.: i ngushtuar, i brengosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë