Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ENËLÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lan enët e kuzhinës. Kishte filluar punë si enëlarës. Nga enëlarës në milioner. Në kuzhinë kishte tre enëlarës të zhurmshëm.
2. Pajisje a makinë që lan enët; lavastovilje. Lidhni enëlarësin me furnizimin e energjisë. Vrima rrjedhëse nga enëlarësi lidhet me sifon. Montohet tek enëlarësi.
FILÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gyp; sifon. Hidrauliku e zhbllokoi filaskën.
SIFÓN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Gyp i lakuar me dy krahë, me gjatësi të ndryshme, që shërben për të kaluar një lëng nga një enë e vendosur më lart në një enë të vendosur më poshtë ose për të kaluar ujë a një lëng tjetër nga një vend më i lartë në një më të ulët, aty ku nuk bëhet dot kanal. Sifon mbi lumë. Parimi i sifonit. Mati gjatësinë e sifonit. Bashkë ndërtuan një sifon.
2. Gyp i lakuar në trajtën e shkronjës S, që vendoset shtrirë aty ku shkarkohen ujërat e zeza ose të papastra për të ndaluar daljen e erës së keqe me anë të ujit që mbetet në lakesën e poshtme të gypit. Sifoni i banjës. Tapa e sifonit. I vuri sifon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë