Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sidoqoftë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDASHTË

NDÁSHTË pj. 1. Ndaç. Ndashtë, lelodhet. Ndashtë, le të na quajnë edhe sot të ngurtë.
2. Sidoqoftë, sido që të jetë. Ndashtë, mendoi ai, tanipaku e di strehën e tij.
3. Ani; punë e madhe; aq më (na) bën; në dashtë, s’prish punë; s’kam ç’bëj, s’kemi ç’bëjmë. Nuk erdhi. Ndashtë!

NEJSE

NÉJSE pj. Sido që të jetë puna, sidoqoftë; ta lëmë me kaq; s’ka gjë, s’prish punë. - Nejse, t’i biem shkurt! - Nejse, mend për tjetër herë! - Nejse, iku kjo punë tani. - Nejse, mos ma përmend më. - Nejse, të mos zgjatemi.
Sin.: sidoqoftë, ani, pale.

QYSHDOQOFTË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.