Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shytan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOSK

BOSK,~Ë mb. 1. Që s’ka brirë, shyt. Cjap bosk.
2. është pa vegsh; që i është thyer vegshi ose gryka. Poçe balte boskë.
Sin.: shyt, shytan, çup.

CURRAN

CURRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai ose ajo që i ka veshëtvegjël ose të prerë; curr (për kafshë).
Kape curran, prite shytan! tall. është rrëmujë e madhe, s’e pyet njëri tjetrin; secili bën sipas kokës; s’e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin; kape laro prite balo! tall.; tartari e merr vesh!

SHYT

SHYT,~Ë mb. 1. Që nuk ka brirë. Ka (dash) shyt. Cjap shyt. Dele (lopë) shytë.
2. Që i është thyer gryka, veshi (për enët prej balte). Enë shytë. Mbeti shishja shytë. Ibrik shytë.
3. Që nuk është me majë, që i është thyer maja, që vjen si rrumbullak, që nuk e ka majënmprehtë. Qeleshe shytë. Laps shyt. Gjethe shytë. (bot.) gjethe me majërrumbullakët. Kazmë shytë kazmë pa kep.
Sin.: shytan, çup, bosk.
I ha shyta e i nxjerr me brirë (dikush) i beson gënjeshtrat dhe ua thotë edhetjerëveshtuara e të zbukuruara. I kërkon *brirë dhisë shytë (dikush) iron. Nxjerr shyta (nga goja) (dikush) thotë budallallëqe, nuk di ç’flet, ia këput kot; thotë broçkulla.

SHYTAN

SHYTÁN,~E mb. Që nuk ka brirë, shyt (për kafshët). Dash shytan. Cjap shytan.
Sin.: shyt, çup, bosk.

SHYTAN

SHYTÁN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Kafshëgjinisë mashkullore pa brirë. Shytani i vogël. Shytani hante majat e gjetheve.
2. përk. Fëmijë i vogël, bec. Shytani i nënës.
Kape *curran, prite shytan! (tall.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.