Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËNGJÝR/Ë,~A f. Emërtim për disa sëmundje të rënda, që vazhdojnë gjatë (si tifoja, kolera, sifilizi etj.); lëngatë. - I rëntë lëngjyra! (mallk.).
2. fig. Vuajtje e madhe, mundim i rëndë. E hoqi lëngjyrën shpëtoi nga një e keqe që e mundonte.
3. fig. Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, brengë. I ka hyrë lëngjyra.
4. krahin., mjek. Rrufë.
✱Sin.: lëngatë, tifo, shutër, vuajte, mundim, frikë, tmerr, butër.
TÍFO,~JA f., mjek., veter. Sëmundje ngjitëse, e cila shkaktohet nga një mikrob që hyn në organizëm me anë të ujit të papastër, të ushqimeve etj. dhe që karakterizohet nga ethe të forta. Tifoja e zorrëve tifo që shkakton plagë në zorrë. Tifoja e morrit tifo që shkaktohet nga pickimi i morrit të kuq dhe që shfaqet me disa njolla të kuqe në trup. Mikrobi i tifos. Vaksina kundër tifos. E zuri tifoja. Iu ngjit tifoja. I sëmurë nga tifoja.
✱Sin.: tifo lëngjyrë, shutër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë