Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shushem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRGJUMEM

PËRGJÚM/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. vjen gjumë, nis të më zërë gjumi; dremit, kotem. Përgjumej mbi tryezë.
2. pës. e PËRGJÚM.
Sin.: gjumëtisem, dremit, kotem, kotullohem, marrakotem, shushatem, shushem, shushullatem.

SHUSHATEM

SHUSHÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Trullosem, shastisem (zakonisht nga një zhurmë e vijueshme a nga llomotitjet e paprera të dikujt); bëhem si i përgjumur. U shushat fare.
2. vetv. Matufosem (nga pleqëria). Shumë u plakën e nuk u shushatën.
3. pës. e SHUSHÁT.
Sin.: shastisem, shushullatem, shushem, matufosem, qorrollisem.

SHUSHEM

SHÚSH/EM jovep., ~A (u), ~UR Shushatem. Shushem nga lajmi. U shusha menjëherë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.