Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja e dikujt kur hutohet; kur nuk e përqendron dot vëmendjen tek diçka, turbullimi i mendjes kur njeriu është i hutuar; hutesë, të hutuarit. Hutim i madh. E kishte nga hutimi.
2. Habitje; shastisje. Çaste (gjendje) hutimi. I kaloi hutimi.
3. krahin. Lajthitje, gabim a shkarje e gjuhës. Në punim ka shenja hutimi. Në punim ka lajthitje, lapsuse.
✱Sin.: hutesë, të hutuarit, shastisje, trullosje, harrim, habitje, përhumbje, trallisje, dalldisje, dalldi, çakërdisje, shushatje, çorientim.
QORROLLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Shushatje. U përfshi në një qorrollisje disamujore debatesh pa fund kundër njeri-tjetrit. Qorrollisje prej verës.
✱Sin.: shushatje, trullosje, të qollorisurit.
QORROLLÍSUR, ~IT (të) as. Qorrollisje. Të qorrollisurit prej sëmundjes së menjëhershme.
✱Sin.: shushatje, trullosje.
SHAPAKÓTJ/E,~A f. vet. nj. 1. Gjendja kur dikush bëhet a sillet si torollak; trullosje, shushatje. Kishte rënë në sy ajo shapakotje e tij. Dallohej shapakotja e vajzës. Nuk po e ndiente më shapakotjen e një ditë më parë.
2. Gjendja kur dikush bëhet a sillet si hutaq, si i matufosur; shastisje, hutim. Shapakotja ia kishte fshirë logjikën. Ishte përhumbur në shapakotje. Nuk kishte kohë për shapakotje të tjera.
✱Sin.: trullosje, shushatje, hutim, matufosje, shastisje, rrjedhje, ronitje.
TRULLÓSJ/E,~A f. 1. Humbje pjesërisht e vetëdijes; marrje mendsh nga ndonjë goditje në kokë, nga alkooli a nga ndonjë rrotullim i fortë. Trullosje nga vapa (nga rakia). Trullosje nga rruga plot kthesa.
2. Hutim, turbullim (i mendjes), shastisje, qorrollisje. Trullosje e lehtë. E ka nga trullosja.
✱Sin.: trallisje, turbullim, shushatje, shastisje, marrakotje, tërmekje, hutlim, hutim, habitje, trallisje, turbullim, çakërdisje, marramenth, nanurisje, marramendje, kalamendje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë