Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shurroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PSHURR

PSHURR vep., ~A, ~UR 1. jokal. Bëj shurrën, shurroj.
2. kal. Lag rrobat e veshjen me shurrë. I pshurri fëmija rrobat.
3. fig., kal. E lë fare pas dore diçka, nuk ia var fare diçkaje, e braktis; nuk çaj kokën fare për diçka. E pshurri punën fare. Pshurri në të!
Sin.: përmjerr, shurroj, shurros, braktis.

PËRMJERR

PËRM/JÉRR vep., ~ÓRA, ~JÉRRË jokal. dhe kal. Bëj ujët e hollë, shurroj.
Sin.: urinoj shurroj, shurr, pshurr, përshurr.
E bëripërmjerrë (të vjellë) *gjak (dikë) bised.

PËRSHURR

PËRSHÚRR vep., ~A, ~UR kal. Përmjerr, shurroj.

SHURR

SHURR vep., ~A, ~UR jokal. Bëj shurrën, përmjerr. - Mos shurr vend pa vend!
Sin.: përmjerr, shurroj, pshurr.

URINOJ

URIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. Bëj ujët e hollë, përmjerr, shurroj. Urinoj shpesh.
Sin.: përmjerr, shurroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.