Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shurrohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PSHURREM

PSHÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shurrohem, përmirrem. U pshurr nga frika.
2. pës. e PSHURR.

PËRMIRREM

►PËRM/ÍRREM jovep., ~ÓRA (u), ~JÉRRË vetv. Bëj ujët e hollë; më shpëton ujët e hollë. Përmirrej natën.
Sin.: shurrohem, shurrosem, pshurrem, përshurrem.

ÇIÇËLLOHEM

ÇIÇËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëj ujët e hollë (për foshnjën ose fëmijën e vogël); përmirrem. Qenka çiçëlluar djali. Nxirre që të çiçëllohet.
Sin.: përmirrem, shurrohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.