Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shurdhaman”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHURDH

SHURDH,~E mb. 1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. I moshuar shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh. Çelës shurdh çelës kopil.
2. si ndajf., fig. Pa dëgjuar asgjë. Mbeta shurdh pa radio.
Sin.: shurdh, shurdhac, shurdhak, shurdhaman, shurdhaq, memec.
Bën një vesh shurdh (të shurdhër) (dikush). 1. Bën sikur nuk e dëgjon tjetrin ose sikur nuk para e merr vesh; nuk ua vë veshin kërkesave të tij; shtie shurdhat. 2. Nuk shqetësohet shumë për diçka, bën sikur nuk e ka vënë re, e lë të kalojë si pa u vënë re; bën lëshime; mbyll një sy e një vesh; i shtie veshëtlesh. Na la shurdh (të shurdhër) (dikush) iku e s’e kemi më për të bërë muhabet me të a për të kënduar; s’e kemi më për gjallëri e zhurmë (zakonisht një fëmijë).

SHURDHAMAN
SHURDHAVEL
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.