Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJITHANSHMËRÍ,~A f. Shfaqja ose paraqitja e diçkaje në të gjitha anët e veta; vetia e diçkaje që rrok a zotëron të gjitha anët. Gjithanshmëria e jetës. Duhet parë në gjithanshmërinë e vet.
✱Sin.: gjithanësi, shumanshmëri.
NJËANSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i drejtuar vetëm në një anë, të qenët i njëanshëm; të qenët i kufizuar, ngushtësi; kund. shumanshmëri. Njëanshmëria e ekonomisë. Njëanshmëria e burimeve historike (e studimeve të mëparshme). Njëanshmëria e tematikës. Njëanshmëri politike. Njëanshmëria e qëndrimit të prokurorit.
2. Të qenët i njëanshëm në trajtimin e një çështjeje, në vlerësimin e diçkaje, në qëndrimin ndaj dikujt etj.; kund. paanësi. Njëanshmëri abuzive. Shfaqje njëanshmërie. Vuan nga njëanshmëria. Ankohej për njëanshmëri. Tregon njëanshmëri në gjykim.
✱Sin.: njëanësi, tendenciozitet.
SHUMANSHMËRÍ,~A f. zakon. nj. 1. Të qenët i shumanshëm; kund. njëanshmëri. Shumanshmëria e nevojave. Shumanshmëria e dijes. Shumanshmëri rrymash.
2. Tërësia e anëve dhe e shfaqjeve të ndryshme të një sendi, të një dukurie etj. Fenomenin e shqyrtoi në shumanshmërinë e tij.
✱Sin.: shumanësi, gjithanshmëri, gjithanësi.
SHUMANËSÍ,~A f. kryes. nj. Shumanshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë