Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JON,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Atom a grup atomesh që bartin ngarkesë elektrike, pozitive a negative a molekulë që ka humbur elektrone ose që ka marrë elektrone të tepërta; atom ose grup atomesh me ngarkesë elektrike. Jon pozitiv (negativ). Jon i thjeshtë. Jon njëvalent (shumëvalent). Jonet e metaleve. Jonet e atmosferës. Dendësia e joneve. Nën veprimin e joneve.
SHUMËVALÉNT,~E mb. 1. kim. Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për elementet kimike). Grupi i elementeve kimike shumëvalente. Sulfuri është shumëvalent.
2. mjek. Që vepron kundër shumë mikrobeve të ndryshme të të njëjtit lloj. Serum shumëvalent. Vaksinë shumëvalente. Antibiotikë shumëvalentë. Me veprim shumëvalent.
3. libr. Që përmban lloje të ndryshme vitaminash, që ka vlera të ndryshme e të shumta. Ushqim shumëvalent.
4. fig., libr. Që kryen disa funksione, që përdoret në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore. Qendra shumëvalente. Të folur shumëvalent. Mandat shumëvalent.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë