Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shumëngjyrësh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOJNALI
BUBULAR
HARLEKIN

HARLEKÍN,~II m. sh. ~Ë, ~ËT
1. teat. Personazh pa fjalë në pantomimën tradicionale, me fytyrëmaskuar, me kostum shumëngjyrësh me rombe, që bën për të qeshur spektatorët. Ai sillte humorin e një harlekinivërtetë.
2. fig. Njeri i veshur me ngjyraçuditshme e kontrastuese.
3. fig. Njeri që s’merret seriozisht, që bën figura e lajka për t’u pëlqyertjerëve.
4. mjek. (lat. Harlequin ichthyosis) Sëmundje e rrallë gjenetike e lëkurës, ku lëkura e foshnjës mbulohet nga pllakatrasha, të çara, që i japin pamje e një “maskëzimi”.

LARMISHËM
NGJYROSUR

NGJYRÓSUR (i, e) mb. është ngjyrosur; që ka një ngjyrë, që nuk është i bardhë; që ka thithur a që ka marrë një ngjyrë; që ka ngjyrandryshme; kund. i çngjyrosur. Fill i ngjyrosur. Basmë e ngjyrosur. Vezë të ngjyrosura. Me pendë të ngjyrosura.
Sin.: i bojatisur, i ngjyer, shumëngjyrësh, i lyer.

NGJYRSHËM

NGJÝRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka ngjyrandryshme, i shumëngjyrshëm. Dritat e ngjyrshme.
Sin.: shumëngjyrësh, i shumëngjyrshëm.

PENDËGJUHËZ

PENDËGJÚHËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. Shpend me trup mesatar, me sqepmadh e të trashë dhe me pendë me ngjyralarmishme e të ndritshme.
2. Pjesa e parë e emërtimevedisa lloje pendëgjuhëzash: Pendëgjuhëza e blertë (lat. Pteroglossus viridis) pendëgjuhëz me kokën, shpinën e krahëtngjyrëzezë dhe me gjoksin e barkunngjyrëblertë. Pendëgjuhëza qafëzezë (lat. Pteroglossus aracari) pendëgjuhëz shumëngjyrësh me kokëzezë, me shpinë ngjyrulliri dhe me qafën e zezë, që jetonpyjet e Brazilit, të Bolivisë etj.

PESHK

PESH/K,~KU m. sh. ~Q, ~QIT 1. zool. Kafshë kurrizore uji, me trup shpatuk e të zgjatur si bosht, zakonishtmbuluar me luspa, me pendë të forta anash e mbi shpinë, që merr frymë me anë të verzave. Peshk i madh (i vogël). Peshk i kuq. Peshk i pjekur (i skuqur). Peshk deti (lumi, liqeni). Peshk me hala (pa hala). Halë peshku. Vezët e peshkut. Zë (gjuaj) peshk me grep (me rrjetë). Noton (rrëshqet) si peshk. Gomë peshku Lëndë sintetike e bardheme, e fortë dhe elastike, e përftuar nga përpunimi i mbeturinavenaftës, që përdoret zakonisht për shoje këpucësh. Bar peshku (bot.) bimë barishtore dyvjeçare me gjethemëdha, të gjata e të mbuluara me push, me kërcelldrejtë dhe kalli me luleverdhamajë. Lule peshku (bot.) Bimë barishtore dyvjeçare me kërcelldrejtë e të lartë deri në 1.5 m, me gjethegjatambuluara me push, me luleverdha, të grumbulluara si kallimajëkërcellit, e cila rritettokavarfra e në gurishte. Peshku është i mirë, po ruaju nga halat, se të mbytin. (fj. u.). Peshku qelbet nga koka. (fj. u.).

2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje peshqish: Peshku akrep peshk deti me pendët e kurrizit dhebishtit shumë helmuese. Peshku i akullit (lat. Mallotus villosus). Peshku i argjendtë (lat. Alburnus alburnus) gjuhëza. Peshku i bardhë i liqenit (lat. Coregonus albula) salmon i bardhë liqeni. Peshku i bardhë i lumit (lat. Coregonus) peshk i bardhë i ujëraveëmbla. Peshku i artë (lat. Carassius auratus gibelio) peshk i ujëravekripura e të ëmbla, me luspakuqe, me trup deritridhjetë centimetërgjatë, që ushqehet me planktonet, me kalbësira bimësh etj. Peshku i barit (lat. Lipophrys basilicus) levrek i Atlantikut Lindor dhe Mesdheut, derinjëzet centimetër i gjatë, që jetonthellësi jo të mëdha. Peshku bilbil peshku trumbetë. Peshku bishtavel (lat. Zu cristatus) peshk petashuq trupgjatë, me një fletë notueselartë përgjatë gjithë kurrizit, me gojëvogël dhe me dhëmbëdobët, që jetonujërat tropikale e nëntropikale. Peshku bishtgjatë (lat. Liphophorus helleri) Peshk i ujëravekripura dheëmbla, me bisht shumëgjatë. Peshku bishtshpatë (lat. Xiphophorus helleri) peshk me bishtingjatë e të hollë si shpatë. Peshku i butë (lat. Osmerus) peshkjeton zakonisht afër bregudetit. Peshku cigan peshku i gurit. Peshku çibuk (lat. Uranoscopus scaber) peshk helmues deti, me sytëmajëkokës, deri pesëdhjetë centimetër i gjatë, që ushqehet me midhje, gaforre, yje deti etj. dhe që e gjuan prenë duke ndenjur i zhyturrërë; kukumjaçka e detit. Peshku dac (lat. Ictahurus melas) peshk i vogël i ujëraveëmblaEvropës dhe Azisë, me kokëgjerë e të shtypur dhe pendë gjembake. Peshku dallëndyshe (lat. Eutrigla gurnardus) peshk me kokëmadhe eshtake dhe fletëgjoksit si gishta me të cilat rrëmon për ushqimfunddetit. Peshku derr (lat. Balistes capriscus) peshk me gojëvogël e i shtypur anash, me sytë afër majëskokës, me luspangjyrëhirtë, të blertë ose të verdhë në të kafenjtë, me fletët e kurrizit dhebarkutgjata e të buta, që mbërthehetguva me ndihmën e pendëve dhefryn trupin. Peshku i egër (lat. Gasterosteus aculeatus) gjembaçi, peshku me gjemba. Peshku i egër gjembashumë peshk me pendët me shumëdala si gjembamprehtë. Peshku elektrik (lat. Torpedo torpedo, Torpedo oculata) peshk deti me truprrumbullakët, të sheshtë, që lëshon ngarkesa elektrike nga sytë. Peshku engjëll (Pterophyllum scalare) peshk me trupsheshtë me trup shirita, me dy zgjatimemëdhapendën e gjoksit, që mbahetakuariume. Peshku engjëll i detit (lat. Pomacanthus) peshkjetën afër shkëmbinjve. Peshku engjëll i lumit (lat. Pterophyllum). Peshku fener (lat. Myctophidae) peshk shumë i vogël i ujëravekripura me lëkurë biolumineshente. Peshku fik (lat. Phycis phycis) peshk i ujërave të Atlantikut Perëndimor dhe Mesdheut Perëndimor, që haset pranë brigjeve deri sa rritet, pastaj zbretthellësira, ku ushqehet me krimba, butakë dhe karkaleca deti. Peshku flutur (lat. Callionymus risso) peshk i ujëravecekëta të Mesdheut dhe Detit të Zi, rreth dhjetë centimetër i gjatë, me pendët anësorehapura si flutur, me shirita ngjyrë kafe dhe trup pikalor, që ushqehet me jovertebrorë; peshku i ngrirë, peshku brez. Peshku fluturues (lat. Cheilopogon heterurus) peshk deti me dy pendët çiftegjoksit si krahë, me të cilat fluturon ulët mbi sipërfaqen e ujit në një largësi rreth dyqind metrash; dallëndyshja e detit. Peshku i fortunalit (lat. Stromateus fiatola) peshk me trupshtypur anash i ujërave nëntropikale të Atlantikut dhe i Mesdhe, që ushqehet me peshqvegjël, iriqë deti, meduza dhe planktone. Peshku gështenjë (lat. Chromis chromis) peshk me trup vezakshtypur anash, me ngjyrë kafeerrët, me sy të mëdhenj, gojëzgjatur, me tre radhë dhëmbë në të dyja nofullat, me pendë gjembake, me luspamëdha edhekokë, që ushqehet me zooplanktone dhe alga, me vezë, me larva peshku etj. Peshku gomar (lat. Barbus meridionalis) mustak. Peshku i gurit (lat. Paraphoxinus pstrossi, Serranus scriba) peshk i ujëraveëmbla, zakonisht me kurrizmurrmë, që nën gurë e shkëmbinj që nuk hahet. Peshku gjel (lat. Trigla lyra) peshk i ujëravekripura, me kokëmadhe, me fletë notuese gjembake, me pendët e kokëspërshtatura si këmbë për të ecurfunddetit. Peshku gjilpërë (lat. Solenichthyes) peshk si kalë deti, me truphollë deri dyzet centimetër i gjatë, me gojëvogël pa dhëmbë, me fletë notuesekurriz, që jeton kryesishtujërakripura dhe ushqehet me barishte. Peshku gjinkallë (lat. Callionymus lyra) peshk deri tridhjetë centimetër i gjatë, me kokëmadheshtypur, me truphollë, me një fletëmadhe notuese, që jetonthellësi; pikaloshja. Peshku hardhucë (lat. Synodus saurus) peshkjetonfundin e detit dhe ushqehet kryesisht me peshq, të cilëve u zë pusi, duke u groposurrërë. Peshku hënë (lat. Lampris guttatus, Tetradon mola, Mola mola) peshk i madh me dhëmbëtvendosur në një strukturë si sqep, që nuk e mbyll plotësisht gojën, që jetonthellësi e që ushqehet me kandila deti, krustace, peshqvegjël, larva peshku, bar etj. Peshku hundëgjatë (lat. Istophoridae) peshk me trupmadh e të gjatë dhe me feçkën ose nofullën e sipërgjatë si një shtizë, që ka me mishshijshëm. Peshku kërcyes (lat. Chaetodon) peshk shumëngjyrësh, me trup si pllakë dhe kokëvogël, që ushqehet me korale e me jovertebrorë. Peshku kërcyes i lumit (lat. Pantodon buchholzi) peshk afrikankërcen mbi ujë kur ndjehet i kërcënuar. Peshku kokëgjarpër (lat. Channidae) peshk grabitqar me trupstërgjatë, me pendë shpinore, me gojëmadhe dhe me dhëmbëmprehtë. Peshku i kuq peshk i artë. Peshku laraskë (lat. Gyninera altavela) peshku gjilpërë. Peshku karkalec (lat. Centricidae) peshk me trupin si karkalec deti, që jetonmjedise me bar, në brigjet detare ose në grykëderdhje lumenjsh. Peshk kavall (lat. Lampertra fluviatilis) peshk grabitqar me turirrumbullakët e pa nofulla, me trupzgjatur si të ngjalës, që ka pesë deri shtatë vrima në të dy anët e trupit menjëherë pas kokës. Peshku pikalosh (lat. Callionymus maculatus) peshk deti me pika, që zakonisht rri gjysmë i groposurrërë. Peshku lakuriq (lat. Trisopterus minutus capelanus) peshk deti deri dyzet centimetër i gjatë, me luspa ngjyrë kafe, që ushqehet me peshqvegjël, me krimba deti dhe me krustace. Peshku lejlek (lat. Belone belone gracilis) peshk i ujëravendenjura si dhe të Atlantikut dhe Mesdheut, i ngjashëm me peshkun gjilpërë. Peshk lepur (lat. Ranzania laevis) peshk i madh i detevengrohta, me trup petashuq e të cunguarfund, me pendën e bishtit sa lartësia e trupit. Gjilpërë lugat (lat. Solenostomidae) peshk i vogël me trupzgjatur i ngjashëm me kalin e detit, që fshihet a maskohet mirë; peshku fantazmë. Peshku me mjekër (lat. Polymixia nobilis). Peshk me trupin dhe kokënngjyrëkaltër në të argjendtë a të kafenjtë, me majat e pendëvezeza, që dy zgjatime si mjekër. Peshk pendëkuq peshk i artë. Peshku petak (lat. Platypoecilia, Platycephalidae) peshk me trupin petashuq. Peshku pëllumb (lat. Mustelus mustelus) peshkaqen me trupstërgjatë, me kokë dhe feçkëvogël, me sy të brendshëm oval e të mëdhenj me një pendë bishtore asimetrike. Peshku i përroit (Paraphoxinus munutus Kar.) peshk i vogël me pendë rrezore, që rriujëra e cekëtapërrenjve. Peshku pikakuq korani. Peshku pilot (lat. Naucrates doctor) peshkshoqëron peshkaqenët dhe ushqehet me mbetjet ushqimore, me parazitët a jashtëqitjet e tyre. Peshku sfurk (lat. Peristedion cataphractum) peshk me lëkurënkuqe e shumëfortë, që jetonfundujërave dhe gërmon baltën me turi për të gjetur ushqim. Peshku sqeplugë (lat. Scormberexos saurus) peshk me nofulla si sqep dhe me një radhë pendësh notuese që i përdor për të dalë mbi ujë. Peshku sqytë (lat. Perca) peshk i ujëraveëmbla me dy pendëlartakurriz, me shiritaerrët për së gjeri dhe me pendët e barkutkuqe ose të verdha. Peshku sharrë (lat. Pristis pristis) peshk deti që ka përpara një zgjatimpajisur anash me dhëmbëza si sharrë. Peshku shigjetë (lat. Belone belone) peshk deti me trupstërzgjatë dhe me turihollë, që noton drejt e shumë shpejt si shigjetë. Peshku shpatë (lat. Xiphias gladius) peshk deti, me trup derikatër metërndritshëm, petak e të gjatë dhe me turimprehtë si shpatë. Peshku shirit (lat. Cepola rubescens, Cepola macrophthalma, Trachipterus trachipterus) peshk deti petashuq, deri në tre-katër metër a më tepër, me kreshtëkuqe përgjatë gjithë kurrizit, me kokëshkurtër dhe dy preklagjatagjoks, që jetonthellësitë e Mesdheut, të Atlantikut dhePaqësorit. Peshku shushunjë (lat. Remora brachyptera, Echeneis brachyptera) peshk deti i vogël, me ventuzëkokë, që e ndihmon për t’iu ngjitur peshqvetjerë dheushqehet me parazitët e tyre. Peshku tambur peshk me trup petashuq me turidalë, me gojëvogël me dhëmbë, me luspavogla dhe me një pendë shpinore me gjemba. Peshku trumbetë (lat. Macroramphosus scolopax) peshk i kuq me trup petashuq si romb, rreth dhjetë centimetër i gjatë, me pendët e barkut shumëmëdha, me sy të mëdhenj dhe me gojënzgjatet si tub. Peshku turigjilpërë (lat. Kajikia albida) peshk turigjatë dhe truphollë, që rritet deri në tre metër, me kurrizinngjyrë blu të errët, me barkunbardhemë, me pendë notuese përgjatë kurrizit deri afër bishtit, që ushqehet me peshq fluturues, me ton të vegjël, me kallamarë etj. Peshku therës (lat. Trachninus draco) peshk i vogël deti, me trup petashuq, me sytëmajëkokës, me nofullën e sipërme më të shkurtër se e poshtmja, me pendë gjembake përgjatë kurrizit dhe barkut, me pendën e bishtit si erashkë me shiritamurrmë, që gjuan gaforre, karkalec deti etj., duke ndenjur i groposurrërë. Peshku thithëlopë (lat. Batrachoididae) peshk trupingjerë e të fryrë deripesëdhjetë centimetër, që rripritjepresë i fshehurrërë. Peshku i verbër (lat. Anoptichthys) peshk i vogël i verbërndjesorët për ushqim i ka në gojë ose në nofullën buzë. Peshku i verbër i shpellave (lat. Amblyopsis spelaeus). Peshk i verbërjetongrykën e shpellave.

3. bised. Sharra e kurrizit, boshti i kurrizit, shtylla kurrizore (te njeriu dhe te kafshët). Peshku i kurrizit. Peshku i derrit (i viçit, i kaut) pjesa e mishtë përgjatë shtyllës kurrizore në të dyja anët, filetë.

E bëri peshk (dikë) bised. e rrahu shumë; e shqepirrahuri, e zhdëpi; e bëri pelte; e bëri petë; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); ia zbuti kurrizin (dikujt); i nxori rripa nga lëkura (dikujt). E hëngri *barin e peshkut (dikush) keq. Hyn *mish e del peshk (dikush) tall. S’të jep as barin e pezmit (e zgjebes) (dikush) keq. është shumë dorështrënguar; s’të jep as gur të çash kokën. Kërkon peshk në mal (dikush) i ka shkuar mendja për diçkamirë, por që nuk gjendet; kërkon diçka thuajsepamundur; kërkon thanashënëndre (në dimër); kërkon qiqrahell; kërkon litar prej rëre; kërkon kallëzborë; kërkon qumësht nga delja shterpë; kërkon qumësht nga cjapi. Kërkon *shpatullënpeshk (dikush) iron. As *mish e as peshk. Peshku në det e tiganizjarr iron. thuhet kur përfundimi a sigurimi i diçkaje është ende larg, kur një punë s’është kryer, ndërsa dikush kërkon para kohegëzojëmirat e saj; është tepër herët për të bërë diçka, sepse mungon ende ajoduhet; djali pa lerë e djepi blerë; kusia mbi prush e thëllëzafushë; lepuri në mal e kusiazjarr. Si peshku në ujë shumë mirë, në kushte shumëmira, me të gjithamirat; shumë i kënaqur; kund. si peshku pa ujë (në të thatë, në zall). Si peshku pa ujë (në të thatë, në zall) pa mjete jetese, në ngushticëmadhe; pa mjetet, mjedisin e ndihmën e domosdoshme; shumë i pakënaqur; si barka në të thatë; kund. si peshku në ujë. Ta pjek peshkun në *buzë (dikush). Me *urdhërpeshkut iron. peshk në bar (dikush) është shumë i shkathët, është shumë i zoti, bënpamundurën; nxjerr vaj nga guri; s’ia ha qeni shkopin (dikujt).

QORRFISHEK

QORRFISHÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised. Fishek pa plumb për të bërë qitje mësimore; fishek manovër. Qorrfishekë stërvitjeje.
2. Plumbvret e që plagos dikë kur kthehet nga përplasja në një shkëmb ose kur bie nga lartësia. Fishkëllima e qorrfishkëve. Plagë nga qorrfisheku.
3. Fishekzjarr. Për rastin e festave u hodhënajër shumë qorrfishekë shumëngjyrësh.

SHORDE

SHÓRD/E, ~JA f., sh. ~E, ~ET 1. Gjarpër deri 2.4 m i gjatë, me lëkurëpërhime në të bardhë. Pa një shorde. Dëgjoi fëshfërimën e shordes.
2. Këmishë prej mëndafshi a pëlhurebardhë, qëndisur me penj shumëngjyrësh, për nuse. Punoi një shorde. Shordia e nuses.
3. Dardhëpiqet vonë. Dardhë sharde.

SHUMËNGJYRSHËM

SHUMËNGJÝRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ngjyrandryshme; shumëngjyrësh. Dhomë shumëngjyrëshe. Fustan shumëngjyrësh.
2. fig. është i larmishëm. Lëndë e shumëngjyrshme e një reviste.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.