Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DÝLL/Ë,~I m. 1. Lëndë e butë me ngjyrë të verdhë a të bardhë me të cilën bletët bëjnë hojet. Dyllë i verdhë (i bardhë). Dyllë i kuq lëndë me ngjyrë të kuqe, që bëhet nga përzierja e rrëshirës ose e dyllit me lëndë të tjera minerale, që ngurtësohet shpejt dhe që përdoret zakonisht për të vulosur diçka. Dyllë artificial. Dyllë parketi (për dysheme) lëndë e butë për të lyer dërrasat e dyshemesë. Dylli i hojeve (i bletëve). Dyllë për dhëmbë. Pite (bukë) dylli. Letër dylli letër e posaçme, e lyer me një shtrese të hollë dylli, që shërben për të shumëfishuar një tekst të shtypur në makinë shkrimi. Lule dylli (bot.). Dylli bëhet si të duash; kukumjaçkë e dallëndyshe. (fj. u.). Nuse prej lecke, dhëndër prej dylli. (fj. u.).
2. Rrëshira e disa drurëve (si kumbulla, qershia, kajsia etj.); lëngu i trashë si rrëshirë që nxjerr në krye kokrra e fikut kur piqet mirë. Dylli i kumbullës (i qershisë). Sëmundja e dyllit (bot.) sëmundje që u bie disa pemëve (kumbullës, qershisë etj.) dhe që i bën t'u kullojë vende-vende rrëshirë nga trungu.
3. Lënda e butë që mbush kokrrat e drithërave përpara se të piqen plotësisht. Në fazën e dyllit. Është në dyllë gruri (thekra). Kanë rënë në dyllë të lashtat.
4. Lëndë e yndyrshme në ngjyrë të verdhë, që krijohet në kanalin e veshit nga disa gjendra dhjamore; makrosë. Dylli i veshit. I ka zënë veshi dyllë.
5. bised. Ajka e leshit. Dylli i leshit.
♦ U bë dyllë në fytyrë (dikush) u zbeh krejt, u zverdh shumë, u irnos; u bë limon në fytyrë; u bë lule kungulli; u bë ftua në fytyrë; u bë labot krahin. *Bukë dylli. U ndërroj dyllin e veshëve shaka. i pajtoj, i vëllazëroj dy veta që janë grindur mes tyre.
MIMEOGRAFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET shtypshkr. 1. Shumëfishimi i një materiali të shkruar, të vizatuar etj. duke përdorur një mimeograf.
2. Diçka e shumëfishuar në këtë mënyrë.
POLIGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. shtypshkr. Makinë që shërben për të shumëfishuar një shkrim, shumëfishues. Është shtypur në poligraf. Poligraf i kompjuterizuar.
2. tek. Aparat për regjistrimin e pulseve të ndryshme në të njëjtën kohë.
3. drejt., polic. Aparat që përdoret për kontrollin e vërtetësisë së deklaratave të një person; aparat për testin e vërtetësisë.
PRANISHMËRÍ,~A f. Të qenët i pranishëm diku, prani. Pranishmëria e njerëzve u rrit ndjeshëm. Ishte shumëfishuar pranishmëria e lëndëve helmuese në zonë. U ndal gjerë për pranishmërinë në seancat kualifikuese.
PËRHERËSÚAR (i, e) mb. Që është përherësuar, i shumëfishuar. Të ardhura të përherësuara. Dhimbje e përherësuar.
SHAPTILOGRAFÚAR (i, e) mb., shtypshkr. Që është shumëfishuar me shaptilograf, i shumëzuar, i riprodhuar, i kopjuar. Broshura të shaptilografuara. Kanë dalë pesë numra të shaptilografuar të revistës. Abetarja e parë shqipe qe e shaptilografuar.
✱Sin.: i shumëfishuar, i riprodhuar..
►SHUMËFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet shumë herë më i madh sesa është; rritet a shtohet shumë herë. Na u shumëfishuan ndihmat (forcat). Na shumëfishohet shpërblimi. Është shumëfishuar numri i lexuesve.
2. pës. e SHUMËFISHÓJ.
SHUMËFISHÚES,~E mb. 1. Që shërben për të shumëfishuar një tekst në shumë kopje. Aparat shumëfishues.
2. Që shërben për të shumëfishuar, për ta bërë diçka shumë herë më të madhe. Lente shumëfishuese.
SHUMËFISHÚES,~I m. sh. ~, ~IT Mjet që shërben për të shumëfishuar. Shumëfishues fazash (elektr.). Shumëfishues drite. Shumëfishues denduri. (elektr.) aparat që jep në dalje një denduri shumëfishe në krahasim me atë që hyn.
SHUMËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është shtuar me anë të riprodhimit. Qenie e shumëzuar. Bimë e shumëzuar.
2. Që është shumëzuar me mjete teknike; i shumëfishuar. Libër i shumëzuar.
3. fig. Që janë shtuar. Përpjekje të shumëzuara. Forca të shumëzuara.
4. mat. Që mund të shumëzohet. Numër i shumëzuar me një.
✱Sin.: i shumëfishuar, i riprodhuar.
SHUMËZÚES,~E mb. 1. Që ka të bëjë me shumëzimin e qenieve të gjalla. Aftësitë shumëzuese.
2. tek. Që shërben për të shumëfishuar, shumëfishues. Aparat shumëzues.
✱Sin.: shumëfishues, riprodhues.
SHUMËZÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. 1. Që ka të bëjë me shumëzimin e qenieve të gjalla. Aftësitë shumëzuese.
2. tek. Që shërben për të shumëfishuar, shumëfishues. Aparat shumëzues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë